Disa trajnerë të rijnë në OSBE vizituan Akademinë

08.06.2022


Vushtrri, 08 qershor 2022 – Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari, priti sot në takim një delegacion të trajnerëve të rijnë nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) më mision në Kosovë. Qëllimi i vizitës  ishte që të njoftohen për së afërmi rreth  zhvillimeve  në Akademi dhe shkëmbimin e  përvojave mes tyre dhe instruktorëve të Policisë së Kosovës. 

 

Delegacioni ishte i kryesuar nga Sabrina Salis ushtruese e Detyrës së Shefit në Seksionin e Pronës, Trashëgimisë Kulturore dhe Dialogut Ndërfetar. 


Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm në Akademi Kastriot Jashari,  duke e vlerësuar lart ketë vizitë e  informoi delegacionin për  proceset e rëndësishme të cilat ka kaluar Akademia që nga themelimi e deri me tani. 

Duke folur për historikun e Akademisë drejtori Jashari e falënderoj Organizaten për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) që ka  përkrahur Akademinë në zhvillimin e saj që nga themelimi e deri më sot. Ai tha se OSBE ka ndihmuar dhe po vazhdon ta ndihmojë Akademinë duke ofruar trajnime e po ashtu duke dhuruar edhe donacione të shumta.  

“OSBE është partnere e Akademisë që nga themelimi. Pa bashkëpunimin me institucionet ndërkombëtare dhe vendore Akademia nuk do të ishte këtu ku është sot”, tha Jashari duke shprehur i gatshem për vazhdimin dhe zgjerimim e bashkëpunimit me qëllim të bartjes së përvojave dhe eksperiencave në fushën e rendit dhe sigurisë.

 

Ndërsa, Sabrina Salis, ushtruese e Detyrës së Shefit në Seksioni e  Pronës, Trashëgimisë Kulturore dhe Dialogut Ndërfetar  në misionin e  OSBE-së në Kosovë  shprehi falënderimin e saj për pritje. Gjatë takimit Salis vlerësoj lartë punën në Akademi. Duke bërë një prezantim rreth trajnerëve të rinj të cilët i shoqëronte, Salis tha se disa prej tyre kanë përvojë në barazi gjinore, disa kanë themeluar OJQ-të e tyre dhe janë aktivë në shoqërinë civile etj. Salis tha se në vitin  2022 kanë vendosur që të bëjë një grup të rinjsh që të implementojnë projekte për të drejtat e njeriut. “ Besojmë fuqimisht që të rinjtë e Kosovës janë forca e të drejtave të njeriut”, tha Salis.

 

Shef i seksionit të trajnimeve të specializuara të Policidë së Kosovës në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, major Rrahim Fazliu gjatë takimit foli për trajnimet e përgjithshme të Policisë së Kosovës, për trajnimet bazike, të avancuara dhe të specializuara.  Po ashtu Fazliu gjatë takimit i njoftoi delegacionin rreth  procedurave  të rekrutimit për kadetë të rinj të Policisë së Kosovës. 

 

Kurse, instruktori i Policisë së Kosovës në Akademi rreshter Rushdi Hoxha e njoftoj delegacionin e OSBE-së  për trajnimet që  mbahen për punën policore në komunitet.

 

Ndërkaq, drejtori i Departamentit për Siguri dhe Rend Publik në misionin e OSBE-së në Kosovë Edward Anderson, fillimisht e uroj Akademinë e Kosovës për Siguri Publike për marrjen e “Çmimit të Ekselencës” nga   International Association of Directors of Law Enforcement Standardsand Training (IADLEST) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Anderson gjatë takimit ka folur për rolin e Departamentit për Siguri dhe Rend Publik në OSBE dhe kontributin për paqe dhe sigurinë publike. 

 

Gjithashtu në takimi  u diskutua për rëndësinë dhe kontributin e të rinjve për paqen dhe sigurinë në vend. Në fund delegacioni bëri një vizitë kampusit të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike