Një delegacion nga Akademia e Shkencave të Sigurisë në Estoni vizitoi Akademinë
Vushtrri, 24 maj 2022 – Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot e vizitoi një delegacion nga Akademi e Shkencave të Sigurisë në Estoni i kryesuar nga Kadri Ann Salla zëvendësdrejtoreshë në Kolegjin e Policisë dhe Policisë Kufitare ku u takuan më zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë Kastriot Jashari dhe menaxhmetin e lartë.
Qëllimi i vizitës ishte që të njihen më për së afërmi më misionin, vizionin dhe zhvillimet në Akademi.
Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë Kastriot Jashari, duke iu dëshiruar mirëseardhje delegacionit, i falënderoi për vizitën e bërë në Akademi.
Jashari e njoftoi delegacionin për zhvillimet në Akademi, për funksionimin e Fakultetit të Sigurisë Publike, për projektet e realizuar si dhe për sfida në për të cilat ka kaluar AKSP.
Po ashtu gjatë takimi zv/Drejtori i Përgjithshëm Kastriot Jashari e njoftoi delegacionin edhe rreth bashkëpunimit që ka Akademia më Akademinë e Sigurisë në Estonin në fushën e trajnimeve për pjesëtarët e sigurisë publike.
Duke folur rreth bashkëpunimit ndërkombëtarë Jashari tha se shkëmbimi i përvojave mes akademive në fushën e sigurisë publike është i mirëseardhur.
Jashari u shpreh i gatshëm që bashkëpunimi mes Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe Akademisë e Shkencave të Sigurisë në Estoni të vazhdojë edhe me tutje.
Delegacioni u njoftua edhe për metodat e arsimit dhe kurrikulave në fushën e policisë, zhvillimin e kurrikulave, mundësitë e shfrytëzimit të platformës e-learning (mësimit në distancë), organizimin e pjesës praktike rreth sistemit të vlerësimit/informatave kthyese dhe sigurimin e cilësisë etj.
Ndërsa delegacionin nga Akademia e Shkencave të Sigurisë në Estoni u interesuan rreth metodave që ka Akademia për trajnimin dhe arsimimin e pjesëtarëve të sigurisë, sfidave në për të cilat ka kaluar AKSP.