Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës për Siguri Publike z. Ahmeti vizitoi Kuvendin Komunal të Vushtrrisë

20.05.2010

Vushtrri, 20 maj ‘10- Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës  për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), sot vizitoi Kuvendin Komunal të Vushtrrisë, i cili u prit nga Kryetari i kësaj komune z. Bajram Mulaku.
Qëllimi i kësaj vizite ishte bashkëpunimi i ndërsjellë  në mes te Kuvendit Komunal dhe Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.
Z. Mulaku shprehu gatishmërinë e tij që edhe me tutje do të vazhdoj  bashkëpunimin më Qendrën si dhe do ta përkrahë atë (Qendrën) në realizimin e vizionit të saj.
Ndërsa Kryeshefi Ekzekutiv i QKSPEZH-it, z. Sheremet Ahmeti tha se Qendra përveç që është interes shtetëror në të ardhmen do te jetë edhe interes rajonal. Ai ka shfaqur shpresën se Komuna e Vushtrrisë do ta përkrah Qendrën në realizimin e projekteve të saj edhe në të ardhmen.