KFOR-i dhuron një donacion Policisë së Kosovës
Vushtrri, 14 janar 2022 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot KFOR-i dhuroi një set pajisje për ndihmë të parë që do t’ju shërbej zyrtarëve të sigurisë publike gjatë trajnimeve në Akademi.
Ky donacion i cili është i dedikuar për Njësinë e Trajnimeve Taktika Mbrojtëse dhe Aftësive Fizike për Policinë e Kosovës ka vlerën rreth 15.000 euro.
Në ceremoninë e pranimit të këtij donacioni morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Arton Berisha, Zëvendësdrejtori i Policisë Dejan Jankoviq si dhe zyrtarë tjerë të sigurisë.
Dorëzimin e donacionit e bëri zëvendëskomandantin i KFOR-it Gen Luca Piperin
Drejtori i përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Arton Berisha e falënderoi KFOR-in për donacionin dhe për mbështetjen e vazhdueshme që iu bënë institucioneve të sigurisë në Kosovë.
Më këtë rast drejtori Berisha falënderoi KFOR-in që është i përkushtuar për sigurinë e qytetarëve të Kosovës si dhe për ndihmën në ndërtimin e kapaciteteve të institucioneve të sigurisë përmes trajnimeve, projekteve dhe donacioneve të shumta.
Edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës Dejan Jankovc falënderoj KFOR-in për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Policisë së Kosovës, qoftë me trajnime apo pajisje dhe aparatura të punës për njësi të ndryshme të PK-së.
Jankovic vlerësoj se këto pajisje janë shumë të nevojshme për Policinë e Kosovës.
Zëvendëskomandanti i KFORI-it Gen Luca Piperin vlerësoj lartë punën që bëhet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, ndërkohë që u shpreh i lumtur për dhurimin e këtij donacioni. Ai tha se KFOR-i edhe në të ardhmen do të vazhdoj bashkëpunim më institucionet e sigurisë në vend.