Në Akademi u mbajt takimi i bordit

28.12.2021

Vushtrri, 28 dhjetor 2021 -  Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP),  sot  u mbajt  takimi i rregullt i bordit të Akademisë ku u diskutua rreth aktiviteteve dhe trajnimeve që janë zhvilluar gjatë  këtij viti që po e lemë pas. 


Në takim morën pjesë  Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë për  Siguri Publike Arton Berisha, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti, Drejtori i Përgjithshëm i Inspektoratit Policor të Kosovës Kushtrim Hodaj,  Zëvendësues i  Drejtorit të Përgjithshëm të  Shërbimit Korrektues  të Kosovës  Ali Gashi, Zëvendësuese e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Sprovues të Kosovës  Metije Ademi, Drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE Edward Anderson, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi si dhe  zyrtarë tjerë nga institucionet e sigurisë publike.


Temë  me rendësi në këtë takim ishte trajnimet e përfunduara në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike gjatë vitit 2021, gjithashtu pikë e rendit të ditës ishte diskutimet rreth  planit të trajnimeve që do të mbahen gjatë vitit 2022.


Gjatë këtij takim anëtaret e bordit vlerësuan se në Akademi gjatë vitit që po e lemë pas është bërë një punë shumë e madhe. Anëtarët e bordit vlerësuan se edhe për kundër virusit “COVID 19” në Akademi janë realizuar shumë trajnime dhe shumë aktivitete që lidhen më fushën e sigurisë publike, gjithmonë duke u respektuar masat mbrojtës kudër “COVID 19”. 


Tutje pos tjerash gjatë mbledhjes u shqyrtuan edhe kërkesat  e studentëve të  Fakultetit të Sigurisë Publike, kërkesa këto që kanë të bëjnë me orarin e ligjëratave. 


Po ashtu anëtarët e bordit të Akademisë u njoftuan edhe për themelimin  e grupit punese për hartimin dhe kompletimin e dokumentacionit përkatës  për hapjen e programin master “Siguria Publike”  në Fakultetin e Sigurisë Publike që është në kuadër të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike. 


Në fund anëtarët  e bordit falënderuan stafin e Akademisë për bashkëpunim gjatë gjithë kohës.