Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së Helga Maria Schmid vizitoi Akademinë

28.10.2021

Vushtrri, 27 tetor 2021 – Sekretarja e  Përgjithshme e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) Helga Maria Schmid,  vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), ku u prit nga Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla si dhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Arton Berisha. Në pritje ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës  Samedin Mehmeti si dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi.


Sekretarja Schmid ishte e shoqëruar  nga udhëheqësi i misionit të OSBE-së në Kosovë Michael Davenport si dhe nga zëvendës udhëheqës i misionit në fjalë Kilian Wahl.


Qëllimi i vizitës se sekretares Schmid ishte që të njihet më për se afërmi me misionin, trajnimet si dhe më zhvillimet e fundit në Akademi  


Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla duke falënderuar OSBE- në për përkrahjen e vazhdueshme që iu ofron institucioneve të sigurisë publike tha se Akademia e Kosovës për Siguri Publike  që nga themelimi ka luajtur rol të rëndësishëm  në edukimin dhe trajnimin e zyrtarëve të  institucioneve të sigurisë, duke nxjerr shumë gjenerata të Policisë së Kosovës, por edhe zyrtar të institucioneve tjera të sigurisë.  


“Më gjithë të arriturat deri me tani vizioni ynë është që Akademia e Kosovës për Siguri Publike të avancohet edhe më shumë. Nga një institucion përgjegjës për ofrimin e trajnimeve, të avancohet në një institucion edukativ që do të ofroj, përgatisë personel të specializuar dhe profesional në aspektin akademik kërkimor e shkencor në fushën e sigurisë publike”, tha ministri Sveçla.  


 Ministri Sveçla tha se për Qeverinë e Kosovës dhe për Ministrinë e Punëve të Brendshme prioritet është dhe do të mbetët  lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe për këtë ai tha se MPB do t’i ofroj  mbështetje të pa rezervë çdo pjesëtari të Policisë së Kosovës.


Duke folur për punën e Policisë së Kosovës ministri Sveçla tha se falë bashkëpunimit, vetëm në gjashtë muajit e fundit është bërë një arritur e madhe në luftimin e krimit dhe korrupsionit.


Tutje gjatë këtij takimi ministri Sveçla ka folur edhe rreth përfshirjes së minoriteteve  në Policinë e Kosovës.

Ai tha se synimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme është që inkuadrimi i komuniteteve pakicë në Policinë e Kosovës  të rritet në vitet në vijim. “Është shumë më rëndësi që më mbështetjen e OSBE-së kemi filluar një iniciativë shumë të mirë që ka të bëjë më trajnimet parapërgatitore, me sesionet  informuese për të rinjtë dhe të rejat e komunitetit jo shumicë më theks të veçantë komunitetet  romë, ashkali dhe egjiptian që dëshirojnë t'i bashkohen Policisë së Kosovës”, tha ministri Sveçla.


Më këtë rast ministri Sveçla shprehi  gatishmërinë e tij për bashkëpunim me OSBE-në dhe me institucionet e sigurisë publike edhe më tutje.


Ndërsa sekretarja e  Përgjithshme e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) Helga Maria Schmid  u shpreh e kënaqur për bashkëpunimin që OSBE-ja ka me institucionet e Kosovës, konkretisht me institucionet e sigurisë publike.  “Jam e kënaqur për partneritetin dhe marrëdhëniet e mirë që OSBE-ja ka më Akademinë,  me Ministrinë e Punëve të Brendshme, më Policinë e Kosovës dhe me ministritë tjera”, tha Schmid  ndërkohë që vlerësoj se edukim për zyrtarët e sigurisë publike është shumë më rëndësi.

Sekretarja Schmid foli për barazinë gjinore në institucionet e sigurisë publike si dhe rreth inkuadrimit të minoriteteve pakicë në Policinë e Kosovës.  

Ajo vlerësoj lartë përpjekjet e institucioneve të Kosovës  për t’i dhënë hapësirë minoriteteve që të jenë pjesë e Policisë së Kosovës.  Schmid tha se OSBE do të vazhdojë të jap përkrahje në zhvillimin e sektorit të sigurisë publike në Kosovë.

Gjatë takimit foli edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi tha se Kosova ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm më OSBE-në nëpër të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.  Duke folur rreth bashkëpunimit ministri Krasniqi tha se OSBE e ka përkrah MAPL-në edhe në draftimin e ligjit për vetëqeverisje lokale.  

Ndërsa, udhëheqësi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, tha se OSBE është duke mbajtur komponentat më komunitetet jo shumicë që ata të njoftohen se si të inkuadrohen në Policinë e Kosovës. “Ripërsërisë përkushtimin tonë për të vazhduar dhe punuar për avancimin e kapaciteteve dhe shkathtësive  të agjencive të zbatuesve të ligjit”, tha Davenport.  

Kurse, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti falënderoj OSBE-në për mbështetjen  që i bënë Policisë së Kosovës, “Rrugëtim i themelimit të Policisë së Kosovës nuk ka qenë i lehtë, duke marrë për bazë kohën dhe rrethanat në të cilat gjendet vendin ynë në atë kohë, por me ndihmën e partnerëve tanë ndërkombëtarë e në veçanti me kontributin e OSBE-së kemi arritur të ndërtojmë një institucion policor mjaftë kredibil dhe profesional, ndërtimin e një policie shumë etnik, demokratike”, tha Mehmeti duke thënë se Policia e Kosovës është duke kryer detyrën e saj më shumë sukses.


Edhe, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Arton Berisha falënderoj OSBE-në për mbështetjen që po i bënë Akademisë.  “Të flasësh për kontributin e kësaj organizate jo vetëm për AKSP-në, por edhe për institucionet e zbatimit të ligjit në veçanti dhe për kontributin e përgjithshëm të saj në Kosovën e pas vitit 1999 është me të vërtetë sa privilegj  aq edhe përgjegjësi”, u shpreh Berisha duke thënë se pa misionin e OSBE-së AKSP nuk do të ishte kjo që është sot.


Drejtori Berisha përmendi të gjitha fushat në ndërtimin e së cilave ka dhënë përkrahje OSBE-ja. Po ashtu Berisha foli edhe për donacionet e shumta  që ka dhënë OSBE-ja pa të cilat siç tha ai Akademia nuk do të ishte kaq profesionale dhe e njohur edhe nga ndërkombëtaret.


Në takim morën pjesë edhe zyrtarë tjerë nga asgjencionet e sigurisë publike.