Drejtori Berisha priti në takim drejtorin e Akademisë Diplomatike Sabri Kiçmari
Vushtrri, 05 gusht 2021 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) Arton Berisha priti sot në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Akademisë Diplomatike (AD) ambasadorin Sabri Kiçmarin.
Qëllimi i takimit ishte krijimi i bashkëpunimit mes Akademisë për Siguri Publike dhe Akademisë Diplomatike.
Më këtë rast drejtori Berisha prezantoi disa nga objektivat dhe prioritete të cilat ka për qëllim t’i realizoj gjatë këtij viti. Duke prezantuar të arriturat e Akademisë drejtori Berisha e informoi ambasadorin Kiçmari për trajnimet, aktivitetet dhe punën e bërë në Akademi.
Po ashtu drejtori Berisha foli edhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm që Akademia ka me institucionet e sigurisë vendore dhe ndërkombëtare në fushën e trajnimeve të zyrtarëve të sigurisë publike.
Duke u shprehur i gatshëm për bashkëpunim drejtori Berisha vlerësoj se shkëmbimi i përvojave mes Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe Akademisë Diplomatike është i mirëseardhur dhe i domosdoshëm.
Ndërkaq Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike ambasadori Sabri Kiçmari e njoftoi drejtorin Berisha për rolin e Akademisë Diplomatike. Ambasadori Kiçmari në theks të veçantë foli për fushën e trajnimeve të ndryshme që siç tha ai kanë për qëllim avancimin e zyrtarëve shtetëror, konkretisht stafit diplomatik.