Qendrën e Kosovës për Siguri Publike e vizitoi drejtori i Njësisë Speciale të Shqipërisë

04.05.2010

Vushtrri, 04 maj ’10- Qendrën e Kosovës  për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH),  sot e vizitoi drejtori i njësisë Speciale  nga Republika e Shqipërisë z. Luigj Vathi, i cili u prit nga drejtori i Drejtorisë për Përkrahje Programore z. Ali Bajgora, Agjencionet dhe stafi menaxhues i Qendrës. Z. Bajgora e ka informuar delegacionin  për strukturën organizative, kapacitet si dhe trajnimet të cilat mbahen në Qendër nga Agjencionet e Sigurisë Publike. Gjithashtu  Bjagora e informoi delegacionin  se Qendra  ka bashkëpunime te shumta me sektorët e sigurisë edhe nga Shqipëria, ku shumë pjesëtarë të sigurisë nga ky shtet janë trajnuar  në QKSPEZH.
Ndërsa drejtori i Njësisë Speciale nga Republika e Shqipërisë z. Vathi ka falënderuar udhëheqësit e Qendrës për mundësinë që iu është dhënë pjesëtarëve të sigurisë nga Shqipëria të trajnohen në QKSPEZH.
Qëllimi i kësaj vizite ishte që në të ardhmen të arrihet një marrëveshje bashkëpunimi në mes te dyjave shteteve në fushën e sigurisë.
Në fund të këtij takimi  delegacioni bëri një vizitë objekteve dhe disa nga pajisjet me të cilat trajnohen  pjesëtaret e Agjencioneve të sigurisë në Qendër.