Një delegacion nga QSU-ja e FSK-së vizitoi Akademinë
Vushtrri, 10 dhjetor 2020 – Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot e vizitoi një delegacion nga Qendra për Studime Universitare (QSU) e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) i udhëhequr nga komandanti i QSU-së Ali Haxhimustafa.
Delegacioni i përbërë nga komandanti Haxhimustafa, zv/komandanti Lirim Bllaca dhe koordinatori i cilësisë në QSU-së Nysret Llapashtica, u prit nga Rrahim Rexha zëvendësues i Drejtorit të Përgjithshëm në Akademi, Avni Istrefi Udhëheqës i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë dhe Emin Uka Udhëheqës i Divizionit për Sigurim të Cilësisë.
Qëllimi i vizitës ishte thellimi i bashkëpunimit mes Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe Qendrës për Studime Universitare të FSK-së sa i përket arsimimit dhe trajnimit të pjesëtarëve të fushës së sigurisë publike.
Gjatë takimit delegacioni në fjalë u njoftuan me proceset dhe zhvillimet e fundit në Akademi.
Më ketë rast zv/Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Rrahim Rexha u shpreh i gatshëm për bashkëpunim mes Akademisë dhe FSK-së pasi që siç tha ai ky bashkëpunim është i nevojshëm për të dy institucionet.
Kurse delegacioni nga QSU e FSK-së shprehen interesimin e tyre rreth aktiviteteve që zhvillohen në Akademi dhe shfaqen interesimin për bashkëpunim sidomos në arsimimin e kadetëve në fushën e sigurisë.
Në fund të takimi delegacioni falënderoj Akademinë e Kosovës për Siguri Publike për kontributin e dhënë dhe ndihmën e ofruar në procesin e akreditimit të Qendrës për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë.