U nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes Akademisë dhe Universiteti “Kadri Zeka”

18.02.2020

Vushtrri, 18 shkurt 2020 -  Në vazhden e bashkëpunimeve  me institucionet arsimore, Akademia e Kosovës per Siguri Publike (AKSP) sot nënshkruajti marrëveshjen e bashkëpunimit me Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan. Marrëveshja  e bashkëpunimit u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi dhe nga Rektori i këtij universitetit Bajram Kosumi.  


Marrëveshja ka për qellim  bashkëpunimin reciprok në mes Akademisë dhe të Universitetit “Kadri Zeka”,  në fushën e arsimit të lartë, hulumtimit dhe zhvillimit etj. 


Fushat e bashkëpunimit ndërmjet Akademisë dhe Universitetit janë; zhvillimi dhe bashkëpunimi i ndërsjellët në ngritjen e cilësisë dhe kapaciteteve akademike, profesionale;  Shkëmbimi i përvojave dhe njohurive në fushën e arsimit të lartë; Bashkëpunimi në zhvillimin e projekteve të përbashkëta të hulumtimeve dhe kërkimeve shkencore; Organizimin e aktiviteteve të përbashkëta akademike dhe shkencore siç janë: seminaret, simpoziumet, konferencat, shkëmbimi i botimeve dhe materialeve të tjera të interesave të përbashkëta; Angazhimin e personelit në ligjërimin e lëndëve shkencore dhe në komisionet vlerësuese gjatë përzgjedhjes së personelit akademik; Kryerjen e punës praktike dhe vizitave studimore të studentëve të të dyja palëve.


Gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshje bashkëpunimi  udhëheqësit e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe udhëheqësit e Universitetit "Kadri Zeka"  u zotuan se do të marrin veprime konkrete për realizimin e marrëveshjes në fjalë.