Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Andrews vizitoi Akademinë
Vushtrri, 24 janar 2020 - Akademinë e Kosovës për Siguri Publike e vizitoi Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit në Byronë e Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) Jorgan K. Andrews.
Zëvendës Ndihmës Sekretari Andrews u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, Dekani i Fakultetit të Sigurisë pranë Akademisë Bejtush Gashi, së bashku me udhëheqësit e lartë si dhe përfaqësuesit e agjencive të sigurisë publike.
Duke i uruar mirëseardhje Andrews, Drejtori Smakiqi e falënderoi për vizitën dhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasadës të SHBA-ve në Kosovë, ICITAP-in dhe Byronë e Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) të cilën e udhëheqë Andrews.
Duke prezantuar zhvillimin e Akademisë, drejtori Smakiqi tha “Akademia është themeluar nga amerikani Stiv Bennet, i cili u angazhua nga OSBE e cila në vitin 1999 pati mision themelimin e një force lokale policore duke përfshirë Shkollën e Shërbimit Policor të Kosovës. Stiv Bennet e udhëhiqi këtë shkollë deri në vitin 2006, me ç’ rast gradualisht shkolla e fillon kalimin e udhëheqje nga vendorët.
Në të gjitha fazat e zhvillimit të Akademisë institucionet përkatëse të SHBA, ICITAP-i si dhe partnerët ndërkombëtar OSBE, Komisioni Evropian e kanë përkrahur Akademinë në ngritjen e kapaciteteve të Agjencive të Sigurisë Publike”.
Drejtori Smakiqi duke falënderuar Andrews shtoi se “Byroja e Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) në vitin 2017 i ka dhënë donacion Akademisë pajisjen e Trajnimit të Simulimit të Armëve të Zjarrit (FATS) për nevoja të trajnimit të zyrtarëve të sigurisë publike të Kosovës, e cila është e vetmja e këtij lloji në Kosovë dhe regjion”.
Ndërsa, Zëvendës Ndihmës Sekretari Andrews falënderoi drejtorin Smakiqi për pritje për tu njohur më për se afërmi me zhvillimet në Akademi, sfidat me të cilat përballet ky institucion si dhe nevojat për zhvillim të mëtutjeshëm. Andrews u shpreh i impresionuar me zhvillimet në Akademi, e cila vepron dhe punon bazuar më standarde ndërkombëtare si dhe akreditimin ndërkombëtar të cilin e ka fituar Akademia nga IADLEST. Ai tha se Departamenti i shtetit që udhëheq dhe kolegët e tij që përfaqësojmë Departamentin e Drejtësisë do të vazhdojmë të punojmë së bashku që të përkrahim Akademinë për të ofruar trajnime profesionale si dhe pajisje të nevojshme për trajnime më të mira për Policinë e Kosovës.
“Një forcë e policisë është me e fortë dhe më e shëndetshme kur përfaqësimi gjinor dhe etnik është i balancuar”, tha Andrews.
Zëvendës Ndihmës Sekretari Andrews i shoqëruar nga Katherine Bewley INL Program Officer, Shawn Waddoups Drejtor për Kosovë i INL, Gazmend Musa – INL Specialist i Programi, Andriana Saric Asistent politik në Ambasadën e SHBA në Kosovë.
Delegacioni vazhdoi me vizitë në kampusin e Akademisë, duke përfshirë pjesëmarrjen në ushtrime të kadetëve në hapësira të Akademisë dhe pajisjen e Trajnimit të Simulimit të Armëve të Zjarrit (FATS).
Ndryshe Andrews mbikëqyr programet INL në Evropë dhe Azi, përfshirë Afganistanin dhe Pakistanin, duke punuar me partnerë ndërkombëtarë për të parandaluar trafikun e paligjshëm të drogës dhe aktivitetet e tjera kriminale transnacionale; zvogëlimin e paqëndrueshmërinë dhe forcimin e qëndrueshmërisë të partnerëve që përballen me ndikimin malinje; dhe promovojnë bashkëpunimin e drejtësisë penale me Shtetet e Bashkuara.