Bordi i Akademisë mbajti takimit e tij të radhës

16.12.2019

Vushtrri, 16 dhjetor 2019 – Në  Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot Bordi i Akademisë mbajti takimin e  fundit për këtë vit, ku teme diskutimi ishte vlerësimi  rreth trajnimeve që janë mbajtur gjatë vitit 2019 dhe ato që do të mbahen gjatë vitit 2020. 


Në këtë takim morën pjesë  Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj, Kryeprokurori i Shtetit Aleksander Lumezi,  Drejtori i Përgjithshëm i  Shërbimit Korrektues të Kosovës  Nehat Thaqi njëherit dhe kryesues i Bordit, Kryeshefja Ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës Miradije Kelmendi, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Sprovues të Kosovës Bajram Bujupi, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës  Bahri Berisha, Drejtor i Përgjithshëm  i Agjencisë për Menaxhimin Emergjent Fadil Kodra, Shpresa Muharremi nga OSBE-ja si dhe zyrtarë të lartë nga institucionet  përkatëse.


Fillimisht kryesuesi i Bordit të Akademisë Nehat Thaci përshëndeti të pranishmit e më pas kërkoi nga ta që të miratojnë rendin e ditës. 



Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi para të pranishmëve foli rreth trajnimeve që janë mbajtur gjatë vitit 2019, ku nga të pranishmit u vlerësua në mënyrë pozitive  rrjedha e trajnimeve gjatë këtij viti. 


Gjithashtu gjatë takimit u shqyrtua dhe u miratua plani i trajnimeve për vitin 2020.