U mbajt punëtoria për harmonizimin dhe finalizimin e draft-planit të trajnimeve për vitin 2020 në Akademi

29.11.2019

Vushtrri, 25 nëntor 2019 -  Akademia e Kosovës për Siguri Publike dhe agjencitë e sigurisë publike, së bashku me partnerët e përhershëm të Akademisë, siç janë OSBE dhe ICITAP-i  mbajti punëtorinë gjatë të cilës është bërë  harmonizimi dhe finalizimi i draft – planit  të trajnimeve që do të mbahen në Akademi gjatë vitit 2020. Punëtoria e cila është përkrahur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka zgjatur tri ditë dhe në të kanë marrë pjesë përfaqësues nga të gjitha agjencionet e sigurisë publike. 



Në hapjen e kësaj punëtorie  pjesëmarrësit i përshëndetën Drejtori i Përgjithshëm i  Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi dhe Drejtori i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë Publike i OSBE-së në Kosovës   Edward Anderson.


Drejtori Smakiqi falënderoi OSBE-në që edhe më tutje po vazhdon ta përkrah Akademinë.   “OSBE dhe ICITAP-i gjatë gjithë këtyre viteve po përkrahin Akademinë dhe agjencitë e sigurisë publike me trajnime dhe pajisje më moderne të cilat janë më se të domosdoshme që të jemi në hap me zhvillimet e aktuale në fushën e sigurisë publike dhe me qëllim që institucionet e zbatimit të ligjit të iu përgjigjen sfidave të sigurisë të cilat vazhdimisht po ndryshojnë”,  tha Drejtori Smakiqi.


Drejtori Smakiqi po ashtu shpalosi të gjitha ngjarjet dhe aktivitetet të cilat e shënuan vitin 2019. 


 “Viti 2019 shënon historinë më të re të Akademisë me mbajtjen e trajnimeve profesionale të akredituara në Autoritetin Kombëtar të Kualifikimeve, bazuar në kornizën kombëtare dhe evropiane të standardeve si dhe të akreditimit të Akademisë nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Viti 2019 ka qenë viti me më së shumti kadet në historinë e Akademisë. Në të njëjtën kohë kanë ndjekur trajnimet profesionale 17 kadet të IPK, 117 kadet të SHKK dhe 416 kadet të PK. Të përfshirë në këtë numër edhe 240 student të FSP si dhe pjesëmarrësit në trajnime tjera, sikur trajnimi i 44 oficerëve dhe zyrtarëve të lart në trajnimin e SPSC ose Shkolla e Stafit të Komandos, në pjesën më të madhe të këtyre muajve në Akademi çdo ditë kanë kaluar nga 800 pjesëmarrës në trajnime, studime dhe aktivitete tjera”, u shpreh Smakiqi.


Kurse Drejtori i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë Publike në misionin e  OSBE-së në Kosovës Edward Anderson duke përshëndetur pjesëmarrësit e punëtorisë shprehi kënaqësinë që po merre pjesë në takimin për  planifikim të trajnimeve të Akademisë dhe agjencive, të cilin e përkrah OSBE. Drejtori Anderson uroi Akademinë për të gjitha të  arriturat e viteve të fundit, sidomos sukseset në arritjen e standardeve gjegjësisht akreditimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, zgjerimin e aktiviteteve të Akademisë me rrjetet ndërkombëtare të akademive dhe kolegjeve të sigurisë publike. 

“OSBE do të vazhdoi të përkrah Akademinë edhe në të ardhmen, duke e llogaritur njërin prej institucioneve më të suksesshme në Kosovë. Përkrahja e Akademisë nënkupton përkrahjen e trajnimet dhe arsimimit e të punësuarave në agjencitë e sigurisë publike dhe kjo përkrahje është investim në sigurinë publike në Kosovë”, tha drejtori Anderson. 


Në vazhdim pjesëmarrësit i përshëndetën Leonora Klaiqi Latifaj nga Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe koloneli Milorad Çorac nga Policia e Kosovës, të cilët përveç se shprehën rendësin e planifikimit të trajnimeve, mbajtjen e trajnimeve të përbashkëta, ata falënderuan OSBE-në dhe ICITAP-in për përkrahje në ngritjen e kapaciteteve njerëzore dhe teknike të akademisë dhe agjencive tona.