Një delegacion nga Njësia Korrektuese e EULEX-it vizitoi Akademinë

18.11.2019

Vushtrri 18 nëntor 2019 -  Një delegacion nga Njësia Korrektuese e EULEX-it në Kosovë, sot vizitoi Akademinë e  Kosovës për Siguri Publike, ku u takuan me  Drejtorin e Përgjithshëm të Akademisë Ismail Smakiqi. 

 

Vizita e delegacionit të  udhëhequr nga Ritva Vähäkoski, udhëheqëse e Njësisë së Korrektueses  në EULEX, kishte për qellim që të njihen perse afërmi më zhvillimet në Akademi. Në theks të veçantë delegacioni u interesua rreth trajnimeve që mbahen për zyrtaret e sigurisë publike,  konkretisht për trajnimet e zyrtarëve të Shërbimit Korrektuese të Kosovës. 


Drejtori Smakiqi e informoi delegacionin  me historikun e Akademisë, progresin, trajnimet të cilat zhvillohen në AKSP. Smakiqi duke folur për mbështetjen që ka Akademia nga organizatat ndërkombëtare të  sigurisë,  e njoftoi delegacionin edhe për projektin e binjakëzimit të Komisionit Evropian të implementuar nga Finlanda dhe Estonia,  projekt i cili ndihmoi Akademinë në hapjen e Fakultetit të Sigurisë.


 Drejtori Smakiqi me këtë rast foli edhe për bashkëpunimin ndërkombëtar  që ka Akademia  me institucionet e sigurisë të vendeve të ndryshme evropiane si dhe rreth anëtarësimit të Akademisë në  asociacione dhe organizata ndërkombëtare që kanë të bëjnë më fushën e  sigurisë. E po ashtu delegacioni u njoftua edhe për akreditimin ndërkombëtar  të  Akademisë nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


 Drejtori Smakiqi u shpreh i gatshëm që të bashkëpunojë më EULEX-i dhe të ofrojnë trajnime për zbatuesit e ligjit. 

 

“Është shumë më rëndësi që të rritet numri i trajnimeve për zyrtarët e sigurisë, sidomos për ata që punojnë nëpër burgjet. Akademia është gjithmonë e gatshme të punojë sa më shumë që të ofrojmë trajnime për zyrtarët që punojnë në burgjet që të jenë sa më efikas”, u shpreh Smakiqi.

Smakiq gjithashtu vlerësoj se Akademia ka kushte dhe kapacitete për hapjen e programit master. 


Ndërsa, në fund delegacioni parashtruan pyetje për çështje  që lidhen me trajnimet  e pjesëtarëve të sigurisë publike, në fokus u interesuan për trajnimet e Shërbimit Korrektues të Kosovës.


Në fund delegacioni vizituan objektet  përcjellëset  të Akademisë.