Akademia nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me POLAMK, RSKK dhe Universitetin Laurea të Finlandës
Finlandë, 21 tetor 2019 – Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) Ismail Smakiqi, i shoqëruar nga Avni Istrefi udhëheqës i Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë kanë udhëtuar për një vizitë zyrtare në Finlandë. Gjatë kësaj vizite u nënshkrua marrëveshja e re e bashkëpunimit mes Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Institutit të Trajnimit të Shërbimeve të Burgut dhe Sprovues (RSKK), dhe Universitetit Laurea të Shkencave të Aplikuara të Finlandës.
Qëllimi i marrëveshjes është vazhdimi i bashkëpunimit ndërmjet tri institucioneve për të përkrahur objektivat strategjike për periudhat afatgjate në fushën e trajnimeve, arsimit të lartë, hulumtimit dhe zhvillimit si dhe në marrëdhëniet me publikun.
Në kuadër të kësaj vizite drejtori Smakiqi ka zhvilluar një mori aktivitete pune që kanë rëndësi strategjike për të ardhmen e Akademisë në sferën e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Tuje gjatë kësaj vizite drejtori Smakiqi ka nënshkruar marrëveshjen e re të vazhdimit të bashkëpunimit edhe me Universitetin e Kolegjit Policor të Finlandës (POLAMK).
“Më këtë marrëveshje është vendosur që të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë që e kemi kultivuar deri më tani. Të vazhdojmë ta përkrahim njëra tjetrën për përfitime të përbashkëta, duke shprehur gatishmërinë për të kontribuar në rritjen e mëtutjeshme të lidhjeve arsimore, kulturore, hulumtuese dhe zhvillimore”, tha Smakiqi.
Marrëveshja përfshinë zhvillimin dhe bashkërendimin e studimeve nën-diplomike dhe pas-diplomike, lidhjet e hulumtimit dhe zhvillimit, në një të ardhme të afërt në funksionalizimin në tërësi të të gjitha llojeve të shkëmbimeve.
Gjithashtu u tha se Akademia e vlerëson lartë marrëveshjet e bashkëpunimit të vullnetshme të institucioneve për faktin që AKSP është pranuar partnere reciproke me të gjitha institucionet e lartcekura.
Smakiqi tha se ky është edhe një inkurajim në rrugën në të cilin jemi në implementimin e vizionit dhe misionit të AKSP-së.
Ndër të tjerash vlen të përmendet se ekspertët nga POLAMK, RSKK dhe Laurea të Finlandës, kanë qenë pjesë e realizimit të suksesshëm në zbatimin e dy projekteve të binjakëzimit për Akademinë: IPA I “Përmirësimi i arsimit në sektorin e rendit dhe sigurisë publike në Kosovë” dhe IPA II “Përkrahjen e mëtejshme të arsimit në siguri publike në Kosovë”, projekte këto të financuar nga Komisioni Evropian me 1.5 milion euro respektivisht 1.4 milion euro, të cilat u implementuan gjatë periudhës 2012-2014 dhe 2016-2019 nga shtetet anëtare Finlanda dhe Estonia. Këto projekte kanë rezultuar në themelimin e arsimit të lartë në fushën e sigurisë publike në Akademi dhe zhvillimin e gjashtë kurrikulave vokacionale apo profesionale për nevojat e Agjencive të Sigurisë Publike në Kosovë.
.
“Në kuadër të prioriteteve bazuar edhe në Strategjinë e re Zhvillimore të AKSP-së 2019-2022 Akademia e Kosovës për Siguri Publike është duke vazhduar suksesshëm në realizimin e objektivave dhe qëllimeve strategjike të saj, si dhe duke bërë hapa të rëndësishëm tutje në ngritje të nivelit të saj në kuadër të ndërkombëtarizimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar më institucionet respektive të vendeve të BE-së”, tha Smakiqi.
Gjatë vizitës zyrtare në Finlandë, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, mbajti takime pune me përfaqësuesit e institucionet e lartcekura ku temë diskutimi ishte bashkëpunimi në projektet potencialisht të financuara nga BE-ja. Po ashtu delegacioni nga Kosova pati takime pune edhe me ish ekspertët e institucioneve në fjalë të cilit ishin pjesë e zbatimit të dy projekteve të Akademi gjatë periudhës kohore 2012 – 2019.