Akademia dhuroi mbi 110 doza gjak

14.02.2019

Vushtrri, 13 shkurt 2019 -  Dhurimi i gjakut në mënyrë vullnetar tashmë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike  (AKSP) është bërë tradicionale. Sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike një numër i madh i kadetëve të gjeneratës së 54 të Policisë së Kosovës, Instruktorët si dhe  zyrtarë që  punojnë në Akademinë  në mënyrë vullnetare dhuruan gjak.

Gjatë këtij aksioni një ditor të mbajtur në Akademi janë dhuruar mbi  110  doza gjak, për nevojat e Qendrës së Transfuzionit të Gjakut.

Personeli mjekësor gjatë këtij aksioni u shprehen të kënaqur që një numër kaq i madh i janë përgjigjur në mënyrë vullnetare dhurimit të gjakut.


Zyrtarët e Akademisë, zyrtaret e sigurisë publike të cilët trajnohen në Akademi çdo aksioni të dhurimit të gjakut që mbahet dy deri tri herë në vit i përgjigjën pozitivisht

Ndryshe aksioni humanitar i dhurimit të gjakut është  realizuar në bashkëpunim me Shërbimin Shëndetësor të Policisë së Kosovës, Transfuzionin e Gjakut nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës dhe me ekipin mjekësor të  AKSP-së.