Kadetët e Policisë së Kosovës rreshtohen para Drejtorit të Akademisë
Vushtrisë 01 shkurt 2019 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi sot mbajti një fjalim para kadetëve të gjeneratës së 54-të të Policisë së Kosovës.
Drejtori Smakiqi tha se ndihet i lumtur që këtë mëngjes takoi kadetët e Policisë së Kosovës i cili iu dëshiroi mirëseardhje në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, në trajnimin e profesionit të policitë të cilin e kanë zgjedhë.
“Jam këtu sot, në fjalën time të parë para jush, të iu shprehi admirimin tim dhe të Akademisë, për vendimin tuaj që të përcaktoheni të bëni jetën e njerëzve në përkujdesje të sigurisë të vendit tuaj, në përkujdesje të sigurisë të gjithë qytetarëve të vendit tuaj pa dallim gjinie, race, nacionaliteti e feje gjithnjë duke pas në themele të trajnimit tuaj respektimin e të drejtave të njeriut”, tha Smakiqi.
Më tutje ai tha se është gjenerata e parë e kadetëve të Policisë së Kosovës në trajnimin profesional të Akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, të bazuar në Kornizën Kombëtarë të Kualifikimeve. Kjo po ashtu besoi të jetë tha Smakiqi shtytësi kryesor që të jen gjenerata më e mirë e policëve të Kosovës e cila seriozisht do të freskoi radhët e këtij institucioni.
“Jam i sigurt se koha të cilën do të kaloni në Akademi në trajnimin e këtij programi të profesionit të policit, do të jetë përveç se njohuri të reja për profesionin të cilin ju e keni përzgjedhë, koha që do të kaloni do të jetë eksperienca më e rëndësishme në jetën tuaj, eksperienca bazike e cila hap dyert e karrierës tuaj në Policinë e Kosovës”, tha Smakiqi.
Drejtori Smakiqi tha se pas tre viteve të përvojës tuaj në polici, do të keni mundësi të jeni studentë të Fakultetit të Sigurisë Publike dhe më pas edhe studentë në master të fushave të sigurisë, gjithnjë me pretendime për grada të larta në organizatën në të cilën ju do të ndërtoni karrierën tuaj.
Duke iu dëshiruar suksese në trajnimin e këtij programi profesional, në fund drejtori Smakiqi tha se do të jet gjeneratë që do të kujtohet përveç numrit më të madhe të kadetëve, me shpresën dhe besimin që do të jen gjenerata më e mirë dhe shpresa freskuese e Policisë së Kosovës.
Ndërsa, nënkolonel Driton Zabërxha drejtor për Trajnime Mandatore në Policinë e Kosovës para kadetëve shpalosi plan programet si dhe modulet e trajnimit të cilat do ti përcjellin kadetët deri në përfundim të trajnimit.