Në AKSP u mbajt sesioni informues nga zyra e Erasmus+ në Kosovë
Gjatë takimit, Dekani I Fakultetit të Sigurisë Publike (FSP) në AKSP Bejtush Gashi I falënderoi zyrtarët e zyrës së Erasmus+ në Kosovë për kontributin e gjithmbarshëm të tyre në ngritjen e nivelit të studimeve në Fakultet përmes shkëmbimit të përvojave që kanë pasur studentët dhe mësimdhënësit e FSP-së si dhe stafi administrativ i AKSP-së. Dekani Gashi u zotua për përkrahjen e mëtejme të aktiviteteve të shumta, të rëndësishme të Erasmus+ në veçanti për Fakultetin dhe në përgjithësi për Akademinë.
Kurse zyrtari nga AKSP-ja Skender Agaj njoftoi të pranishmit lidhur me aktivitetet që janë zhvilluar AKSP me programin Erasmus+. Ai tha se deri më tani nga ky program, përkatësisht nga Mobiliteti Ndërkombëtar i Kredive, kanë përfituar gjithsej 48 pjesëtarë nga studentët, stafi akademik dhe ai administrativ me vizita nga një javë deri në pesë muaj në institucione të ngjashme në Gjermani, Estoni dhe Poloni.
Ai theksoi edhe rëndësinë që ka pjesa e ndërtimit të kapaciteteteve të arsimit të lartë të Erasmus+ në planet e ardhshme strategjike të AKSP-së, duke mos harruar as pjesën e trajnimit profesional.
Për më tepër, zyrtarët nga zyra e Erasmus+ në Kosovë i njoftuan të pranishmit për thirrjen më të re, për aplikim në të gjitha aktivitetet veç e veç të Erasmus+, siç janë: ndërtimi I kapaciteteve në arsimin e lartë, Jean Monnet për studime nga fusha e Bashkimit Evropian, mobiliteti ndërkombëtar i kredive etj., duke përfshirë edhe afatet dhe mënyrën e aplikimit.
Kurse dy studentët e Fakultetittë Sigurisë Publike të AKSP, Fluturë Hasani dhe Gentian Kurteshi, ndanë përvojat e tyre, përparësitë dhe sfidat gjatë qëndrimit të tyre prej pesë muaj në Akademinë e Estonisë të Shkencave të Sigurisë në semestrindimëror të vitit akademik 2017 - 2018.
Ndryshe Akademia e Kosovës për Siguri Publike ka filluar të marrë pjesë në aktivitetet e zyrës së Erasmus+ në Kosovë që nga themelimi i Fakultetit të Sigurisë Publike në tetor 2014.
Kurse shkëmbimi i studentëve, stafit akademik dhe atij administrativ nga AKSP jashtë vendit ka filluar që të reazlizohet që nga viti 2016.