Në Akademi filloi konferenca e dytë shkencore ndërkombëtare

07.11.2018

Vushtrri,  07 nëntor  2018 -   Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), filloi konferenca e dytë  shkencore ndërkombëtare me temën “Institucionet arsimore të sigurisë publike, faktor kyç në forcimin e rendit dhe sigurisë”,  e cila është organizuar në bashkëpunim me projektin e binjakëzimit qëllimi i së cilës ishte debati rreth forcimit të arsimit n fushën e sigurisë.

Në fjalën e tij Ministri i Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa tha se Akademia e Kosovës për Siguri Publike me vet ekzistimin e sajë  është tregues se rendi dhe siguria në shtet, fillojnë nga një bazament i fuqishëm arsimorë, ku numri i madhe i zyrtarëve të institucioneve të sigurisë  tregon për punën e madhe që  është bërë dhe po vazhdon të bëhet në këtë institucion arsimor, unik për vendin.

“Akademia e Kosovës për Siguri Publike me misionin, vizionin, vlerat dhe objektivat strategjike të sajë na paraqitet njëkohësisht  garantues se agjencit të cilat arsimojnë personelin e tyre  janë dhe do të jenë në shërbim të qytetarëve të këtij  vendi dhe mbrojtës së interesave të shtetit të Kosovës”, tha  Mustafa.

Mustafa tha se  respektimi i rendit, sundimi i ligjit, respektimi i vlerave demokratike  marrin kuptim të plotë vetëm kur respektojnë njëra tjetrën,  duke shtuar se me atë që ofron Akademia  në arsimimin e zbatuesve të ligjit  është edhe garantues se gjërat kanë shkuar në kahjen e duhur.
Në funde Ministri  Mustafa tha se  Akademia e Kosovës për Siguri publike do ta ketë përkrahjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme  dhe kërkoi që të vazhdohet me punën e mirë që është duke u bërë  në këtë institucion.

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike në hapjen e kësaj konference tha se sfida e sigurisë është preokupimi kryesor i një vendi.

Duke folur për mbështetjen  ndërkombëtare që ka Akademia, drejtori Smakiqi tha se kjo i ka mundësuar Akademisë që të futet në ciklin e krijimit të programeve profesionale dhe programeve studimore më standarde evropiane dhe më gjerë.

Në këtë konferencë drejtori Smakiqi foli edhe për proceset nëpër të cilat ka kaluar Akademia, siç janë procesi i akreditimit nga autoritetet kombëtarë dhe ndërkombëtare vlerësoj se këto procese kanë bërë këtë institucion shumë të rëndësishëm për vendin. Po ashtu duke folur për sigurinë në vend, cilësinë e arsimit në fushën e sigurisë drejtori Smakiqi ka përmendur vlerësimet pozitive që janë dhënë  nga institucionet ndërkombëtarë të sigurisë për Akademinë, konkretisht nga Michael N.Becar drejtor Ekzekutiv i IADLEST.

“Vlerësimet e shkëlqyeshme për Akademinë nga ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë gjatë proceseve të akreditimit, gjegjësisht përmbushjes të standardeve më të larta kombëtare dhe ndërkombëtare të institucioneve të sigurisë, të cilat fushëveprimin e kanë trajnimin dhe arsimimin e zbatuesve të ligjit janë rezultat i punës dhe përkushtimit të personelit të Akademisë dhe përkrahjes se partnerëve”, u shpreh Smakiqi.

Smakiqi tha se ne vitin 2019 Akademia do të hapë kapitullin e ri të strategjisë së zhvillimi për katër vitet e ardhshme ku siç tha ai në këtë periudhe të zhvillimit të saj strategjik Akademia synon të zhvillojë edhe me tutje epitetin e fituar “Qendër e ekselencës” e sigurisë publik në Kosovë dhe regjion.

Smakiqi tha se programi studimor master dhe zhvillimi i instituti për hulumtim dhe zhvillim gjegjësisht fusha e hulumtimit në përgjithësi do të jenë sfida më e rënda gjatë dy tre viteve të ardhshme.

“Akademia do të jetë një faktor kyç në krijimin e sigurisë në Republikën e Kosovës duke ofruar kompetenca të nivelit të lartë tek autoritetet e zbatimit të ligjit për t’iu përgjigjur sfidave që ndryshojnë vazhdimisht”, u shpreh Smakiqi duke thënë se në vitin 2020 Akademia do të ketë të etabluara programet studimore të fushave të sigurisë publike do të fillojë më programet e masterit nga këto fusha dhe do të ketë të themeluar dhe me rezultate Institutin për Hulumtim.
“Rasti i zhvillimit të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike në pesë gjashtë vitet e fundit duke avancuar arsimin e lartë në Akademi, gjegjësisht hapjen e Fakultetit të Sigurisë Publike flet për të kuptuarit e rolit dhe ndikimit të arsimit në sigurinë publike në Kosovë”, tha drejtori Smakiqi.

Në hapjen e kësaj konference foli dekani i Fakultetit të Sigurisë nga Maqedonia Nikola Dujovski  i cila tha se programet bachelor të të dyja vendeve do të janë të hapura që të mbështesim institucionet e sigurisë jo vetëm në rajone por edhe më gjerë për sigurinë e qytetarëve.

Ndërsa  zëvendës udhëheqës i Sektorit të Bashkëpunimit në Zyrën e BE-së në Kosovë Libor Chlad  tha se kemi arritur një partneritet të mirë mes Akademisë dhe vendeve të Bashkimit Evropian konkretisht Finladës dhe Estonisë, ku për mes ekspertëve të Projektit të Binjakëzimit  kemi sot programin bachelor në Akademi.

Ai tha se Bashkimi Evropian ka qen donatori kryesorë në Kosovë në ofrimin e trajnimeve dhe arsimimit për zbatuesit e ligjit, kontribut i cili do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Në këtë konferencë e cila do të zgjatë dy ditë më radhë më dt. 07-08 nëntor 2018, morën pjesë Ministri i Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Bejtush Gashi, dekan i Fakultetit të Sigurisë Publike, Xhon Fisher profesor dr në Universitetin e Valles në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zëvendës udhëheqës i Sektorit të Bashkëpunimit në Zyrën e BE-së në Kosovë Libor Chlad, dekani i Fakultetit të Sigurisë nga Maqedonia Nikola Dujovski, ndihmës drejtori i Akademisë së Policisë në Malin e Zi Mladen Bulatović, Drejtor i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në Misionin e OSBE-së në Kosovë Karl Åke Roghe, sekretari  i tretë i ambasadës së Maqedonisë në Kosovë Seat Fejzuli, Muhaedin Bela këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes së Maqedonisë si dhe zyrtarë nga Ambasada Amerikane në Kosovë, nga ICITAPI-i si dhe përfaqësues të agjencioneve të sigurisë publike në vend.