Anne Kanitra detektive e pensionuar mbajti ligjëratë në Akademi
Vushtrri, 24 tetor 2018 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot para studenteve të Fakultetit të Sigurisë mbajti ligjëratë Anne Kanitra detektive e pensionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në këtë ligjëratë të pranishëm ishin edhe Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi i cili me këtë rast falënderoi znj. Kanitra për mundësin që para studentëve të Fakultetit së Sigurisë të mbajë ligjëratë me tema të cilat janë me rëndësi dhe interes të tyre.
Qëllimi i kësaj ligjërate me temë, “Drejtësi për Viktimat, Dënimi për Kryesit” , ishte shënimi i javës për të drejtat e viktimave të krimit, të organizuar nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë në bashkëpunim me Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Gjatë kësaj ligjërate studentët patën rastin të parashtrojnë pyetje dhe të bashkëbisedojnë me znj. Kanitra lidhur me tema të caktuara të cilat lidhen kryesisht me fushën e sigurisë të cilën edhe studiojnë.