Jeffry Treistman porf. nga Universiteti i New Haven i SHBA-ve vizitoi Akademinë

23.10.2018

Vushtrri, 23 tetor 2018 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi së bashku me Dekanin e Fakultetit të Sigurisë Publike Nexhat Jashari pritën në takim  Jeffry Treistman  porf. nga Universiteti i New Haven i SHBA-ve i cili ishte i shoqëruar edhe nga zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

 

Qëllimi i këtij takimi ishte  bashkëpunimi në mes të Universitetit New Haven  të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, si dhe mundësia e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit.

 

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi gjatë këtij takimi theksoi gatishmërinë për të bashkëpunuar ngushtë me Universitetin New Haven,  duke shkëmbyer përvojat akademike për të shtyrë përpara proceset më të mira të cilësisë në  të mirë të funksionimit të Fakultetit të Sigurisë Publike në kuadër të Akademisë.

 

Gjithashtu Drejtori Smakiqi gjatë  këtij takimi foli edhe për historikun e Akademisë, bashkëpunimin ndërkombëtarë,  Akreditimin  Ndërkombëtar  të Akademisë nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ( IADLEST), si dhe progresin e arritur  në arsimimin dhe trajnimin e zyrtarëve të institucioneve të sigurisë.

 

Ndërsa Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Nexhat Jashari  u shprehë mëse i  bindur se bashkëpunimi me Universitetin New Haven është shume i nevojshëm dhe i mirëseardhur në ngritjen e kapaciteteve, shkëmbimin e përvojave dhe profesorëve, si dhe nevojën e bashkëpunimit për fillimin e arsimimit postdiplomikë- master.

 

Nga ana e tij Jeffry Treistman  porf. nga Universiteti i New Haven u shpreh  shumë optimist që së bashku do të bashkëpunojnë ngushtë në të mirë  të funksionimit të Fakultetit të sigurisë Publike .“Besojmë se do të kemi bashkëpunim të mirë me këshillat në kuadër të fakulteteve, e me menaxhmentin në mënyrë që te krijojmë një ambient edukativo arsimor të nivelit të lartë.” tha Treistman.

 

Në fund ata vizituan edhe objektet përcjellëse të Akademisë ku u informuan nga instruktorët me punën praktike të cilën bëjnë zyrtarët e institucioneve të sigurisë.