Drejtori Smakiqi priti kryetarin e Norwalk nga SHBA Tom Phillips
Vushtrri 11 maj 2018 - Një delegacion nga qyteti i Norwalkut të Iowa-së nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), i kryesuar nga kryetari i kësaj komune Tom Phillips vizitoi sot Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), ku u priten nga Drejtori i Përgjithshëm Ismail Smakiqi. Po ashtu delegacioni ishte i shoqëruar edhe nga kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri. Vizita kishte për qëllim njoftimi më për se afërmi më Akademinë, misionin dhe vizionin e saj.
Drejtori Smakiqi duke i falënderuar delegacionin për vizitën i njoftoi për të gjitha aktivitetet që zhvillohen në Akademi, si dhe për procesin nëpër të cilin po kalon institucioni ynë.
Smakiqi gjatë këtij takimi falënderoi SHBA-në për ndihmën e vazhdueshme që po i bënë Kosovës dhe vlerësoi lartë kontributin e tyre që kanë dhënë në ndërtimin dhe ngritjen e institucioneve të sigurisë.
Duke folur për bashkëpunimin që Akademia ka me Ambasadën amerikane në Kosovë, konkretisht për ICITAP-in, drejtori Smakiqi tha se ndihma e SHBA-ve është e nevojshme për vendin tonë, ndërkohë shfaqi shpresën se bashkëpunim me SHBA-të do të vazhdojë edhe me tutje.
Drejtori Smakiqi e njoftoi delegacionin edhe për projektet e financuara nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë siç janë donacionet e shumta, organizimi i trajnimeve për pjesëtarët e sigurisë publike etj.
“Falënderoi Shtete e Bashkuara të Amerikës për kontributin e dhënën në Akademi. Akademia është në funksion të trajnimit dhe arsimimit të lartë për të gjithë zbatuesit e ligjit në institucionet e sigurisë”, u shpreh Smakiqi.
Ndërkaq, kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri gjatë takimit falënderoi drejtorin Smakiqi për punën që e bënë në Akademi. Ai tha se Akademia e Kosovës për Siguri Publike është një imazh i mirë për Komunën e Vushtrrisë.
“Faleminderit për punën që e bëni, për angazhimin për profesionalizimin për faktin se na bëni ballë hapur para të gjithë atyre që vizitojnë vendin tonë”, u shpreh Tahiri.
Ndërsa kryetari i qytetit Norwalkut të shtetit Iowa nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës Tom Phillips duke falënderuar drejtorin për pritje tha se ndihet i lumtur që sot gjendët në Akademi një institucion i sigurisë siç është Akademia.
Gjatë këtij takimi delegacioni në fjalë u interesua rreth trajnimeve që zhvillohen në Akademi për zyrtarët e sigurisë publike, atyre të emergjencave rreth reagimeve në raste emergjente etj.
Në fund të vizitës delegacioni i Norwalkut të shtetit Iowa nga SHBA vizitoi kampusin e Akademisë