Në QKSPEZH u mbajt ceremonia e kursit Hetimi i vendit të ngjarjes pas eksplodimit
Vushtrri, 26 mars 10 - Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), sot u mbajt ceremonia e certifikimit të 18 pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të cilët përfunduan më sukses kursin, Hetimi i vendit të ngjarjes pas eksplodimit, kursi është mbështetur nga shteti turk. Po ashtu ky trajnim është përkrahur edhe nga asistentët e njësitit të bombave të Policisë së Kosovës.
Në ceremoni e certifikimit të pranishëm ishin udhëheqësi i Divizionit të Lindërshipit, Abaz Ahmeti, nënkolonel Driton Zabërxha, instruktorët turk dhe stafi menaxhues i Qendrës.
Drejtori i Divizionit të Lidërshipit, Abaz Ahmeti, duke folur në emër të Kryeshefit Ekzekutiv të QKSPEZH-it, znj. Taibe Canollit, është shprehur i bindur se policët të cilët kanë përfunduar këtë trajnim do të jenë në gjendje ti kryejnë detyrat e tyre në mënyrë më profesionale.
Ngritja e kapaciteteve të agjencioneve të sigurisë publike për Qendrën tonë në veçanti për institucionet e Kosovës në përgjithësi kanë një rëndësi të veçantë, prandaj falënderoj shtetin turk e në veçanti instruktorët e shteti të Turqisë për kontributin e tyre dhënë në këtë trajnim, tha Abazi.
Ndërsa nënkoloneli, Drtion Zabërxha, theksoj se mbajtja e këtij trajnim është mjaftë i rëndësishëm sepse i kontribuon zhvillimit, profesionalizimit të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Gjatë ceremonisë që u mbajt në QKSPEZH, Zabërxha tha se trajnimet e Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Turqisë do të vazhdojnë edhe ne të ardhmen.
Në fund të ceremonisë shteti turk përveç që ka mbështetur kursin Hetimi i vendit të ngjarjes pas eksplodimit pjesëtarëve të Policisë së Kosovës iu dhuroj një donacion pajisje për hetime në vendin e ngjarjes.