Shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon vizitoi Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim

16.03.2010

Vushtrri, 16 mars - Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, z. Yves de Kermabo, sot vizitoi Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) ku u pritë nga u.d e Kryeshefit Ekzekutiv, znj.Taibe Canolli, drejtori i Administratës dhe Logjistikës z. Halim Shala, drejtori për Përkrahje Programore z.Ali Bajgora, Agjencionet si dhe stafi menaxhues i Qendrës.

Gjatë takimit, drejtoresha, znj. Canolli, dhe z. Kermabon, shef i misionit evropian për sundimin e  ligjit-EULEX, diskutuan për çështjet që janë në kompetencë të QKSPEZH-it. Drejtoresha znj. Canolli e njoftoi z. Kermabon për gjitha çështjet, aktivitetet, konceptin, vizionin e Qendrës,  fazën e tranzicionit,  akreditimit, legjislacionit , trajnimet, sukseset, objektivat dhe të arriturat  e Qendrës.


Drejtoresha znj Canolli vizitën e z. Kermabo bërë Qendrës së Kosovës për Siguri Publike e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme. Znj Canolli tha se bashkëpunimi mes Qendrës dhe misionit të EULEX-it është mjaftë i rëndësishëm sepse i kontribuon fuqizimit të raporteve në fushën e sigurisë.

Ndërsa shefi i misionit të EULEX-it, z.Yves de Kermabon tha se qëllimi i vizitës së tij në Qendrën për Siguri Publike ka qenë që të njoftohet me për së afërmi me punën dhe aktivitet e kësaj Qendre. Ai tha se bashkëpunimi mes EULEX-it dhe Qendrës do të vazhdojë edhe në të ardhmen përmes ekspertëve të fushës së sigurisë. 
 
Në fund të takimit shefi i misionit të EULEX-it z. Kermabo është ndarë i kënaqur me punën që është  duke u bërë në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, sepse ai tha trajnimet që kryhen në këtë Qendër i kontribuojnë sigurisë jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë.