QKSPEZH e vizitoi kryetari i Kuvendit Komunal të Vushtrrisë z. Mulaku

09.03.2010

Vushtrri, 09 mars,10 - Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim  (QKSPEZH)  të martën e ka vizituar kryetari i Kuvendit Komunal të Vushtrrisë  z. Bajram Mulaku.

Delegacioni i kryesuar nga z. Mulaku është pritur nga u.d Kryeshefja e Ekzekutivit znj. Taibe Canolli, drejtori i Administratës dhe Logjistikës z. Halim Shala, drejtori për Përkrahje Programore z.Ali Bajgora, nga Agjencionet si dhe stafi menaxhues i Qendrës.

Fillimisht drejtoresha Canolli  iu uroj mirëseardhje në Qendër, si dhe i njoftoi më për së afërmi me punën aktivitetet, konceptin, vizionin e Qendrës,  fazën e tranzicionit,  akreditimit , legjislacionit , trajnimet, sukseset dhe të arriturat  e Qendrës. Drejtoresha Canolli  ka theksuar se bashkëpunimi mes Qendrës dhe Kuvendit Komunal  të  Vushtrrisë do të vazhdoj edhe më tutje. Znj. Canolli falënderoi kryetarin e Kuvendit Komunal z. Mulaku për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Qendrës.


Ndërsa kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku është ndarë i kënaqur me punën dhe sukseset që ka arritur Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim. Mulaku tha se ndihet i privilegjuar që QKSPEZH gjendet në komunën e Vushtrrisë dhe ka shprehur gatishmërinë e tij që bashkëpunimi mes Komunës dhe Qendrës do të vazhdoj edhe më tutje. “Qendra juaj ka kryer dhe po vazhdon të kryej një punë të madhe”,  tha Mulaku.

Në fund të takimit ata bënë një vizitë rreth objekteve të QKSPEZH-it për tu njoftuar me infrastrukturën dhe me disa nga pajisjet me të cilat trajnohen zyrtaret e Agjencioneve të sigurisë publike.