Sot në QKSPEZH u mbajt ceremonia e Certifikimit të kursit Shkathtësitë e Manaxhimit"
Vushtrri, 22 janar 10 - Sot në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim u mbajt ceremonia e certifikimit të 20 pjesëmarrëseve në kursin Shkathtësitë e Menaxhimit, kurs i cili ishte i mbështetur nga shteti Turk.
Të pranishëm ne ceremoni ishin u.d Kryeshef Ekzekutiv znj. Canolli, u.d Drejtor i Drejtorisë për Përkrahje Programore z. Bajgora , Ambasadori Turk, zëvendës Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës si dhe stafi menaxhues i Qendrës.
Pjesëmarrësit vlerësuan lartë mbajtjen e këtij kursi si dhe theksuan se edhe në të ardhmen do te ketë bashkëpunime të ndërsjella në fushën e sigurisë në mes të shtetit Turk dhe Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, bashkëpunim i cili do ti kontribuoj sigurisë jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë.
Në fund të kësaj ceremonie pjesëmarrësve te kursit ju shpërndan edhe certifikatat.