Studentet nga BE-ja vizituan Qendrën e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim
Vushtrri,18 janar10 - Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim sot e vizituan studentet nga Programi Master për të Drejtat e Njeriut dhe Demokratizim EMA. Kjo vizitë nga studentet e programit EMA është realizuar në bashkëpunim me OSBE-në. Studentet ishin nga shtete të ndryshme të Bashkimit Evropian si dhe nga shtete të ndryshme të botës.
Studentet u pritën nga u.d Drejtor i Drejtorisë për Përkrahje Programore, z. Ali Bajgora nga përfaqësues të OSBE-së si dhe nga stafi menagjues i Qendrës.
Z. Bajgora fillimisht i përshëndeti të pranishmit si dhe ju uroi mirëseardhje në Qendër. Gjatë takimit i njoftoi më për se afërmi rreth punës duke bërë një prezantim lidhur me vizionin, misionin, fazën e tranzicionit, legjislacionit, trajnimeve dhe aktiviteteve që i zhvillon Qendra.
Qëllimi i kësaj vizite nga studentet ishte njohja më për se afërmi rreth fushës së sigurisë në Kosovë, si dhe koncepti i trajnimit në fusha të ndryshme lidhur me Agjencionet e Sigurisë Publike, si e Policisë së Kosovës, Doganave, Shërbimit Korrektues si dhe Departamentit të Emergjencave.
Studentet nga Programi EMA, u ndan të kënaqur me vizitën bërë Qendrës si dhe theksuan se Qendra juaj luan një rol shumë të rëndësishëm në përgatitjen e pjesëtarëve për ruajtjen e sigurisë jo vetëm për shtetin tuaj por edhe me gjerë.