Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim e vizitoi Gjenerali Francez Sainte Claire Deville

21.12.2009

Vushtrri, 21 dhjetor 2009- Qendrën e Kosovës  për Siguri, Publike Edukim dhe Zhvillim  e vizitoi një delegacion nga Franca i kryesuar nga Gjenerali Francez Sainte Claire Deville. Delegacioni  u mirëprit nga u.d Drejtor i Drejtorisë për Përkrahje Programore z. Ali Bajgora,  Drejtori i Administratës dhe Logjistikës z. Pronaj,  nga Agjencionet e Sigurisë Publike si dhe stafi menaxhues i Qendrës.

Qëllimi i vizitës ishte njohja më për së afërmi e konceptit dhe trajnimeve të Qendrës së Kosovës  për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.

Gjatë takimit z. Ali Bajgora  bëri një prezantim të punës, aktiviteteve, misionit, vizionit dhe konceptit te QKSPEZH-it. Ai falënderoi shtetin Francez për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhëne për Qendër, dhe tha se në Qendër kemi pasur instruktor edhe nga Franca që kanë dhëne kontribut të madh në trajnimin e pjesëtarëve të Agjencioneve të Sigurisë Publike.

Gjenerali Francez  falënderoi për  pritjen  e  bërë nga  Qendra, si dhe theksoi se “Policia luan rolë te rëndësishëm në sigurinë publike dhe se trajnimi për ta është i domosdoshëm në shumë fusha i cili i kontribuon sigurisë publike në vendin tuja”.

Në fund të takimit delegacioni Francez, bënë një vizitë objekteve si dhe disa nga pajisjet me të cilat trajnohen Agjencionet e Sigurisë Publike.