Drejtori i Policisë së Maqedonisë vizitoi QKSPEZH-in

18.12.2009

Vushtrri,18 dhjetor 2009 - Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim e vizitoi një delegacion nga Maqedonia i kryesuar nga Drejtori i Policisë së Maqedonisë z.Lupço Todorovski. Delegacioni  ishte i shoqëruar edhe nga drejtori i Policisë së Republikës së Kosovës,z. Sheremet Ahmeti.

Delegacioni u pritë nga u.d Kryeshef Ekzekutiv i QKSPEZH-it, znj. Taibe Canolli, Drejtori i Administratës dhe Logjistikës z.Pronaj, u.d i Drejtorisë për Përkrahje Programore z.Bajgora, N/kolonel Driton Zabergja, nga DME-ja si dhe stafi menagjues i Qendrës.

Znj. Canolli gjatë takimit i njoftoi më për së afërmi rreth punës, duke bërë një prezantim lidhur me misionin, vizionin, fazën e tranzicionit, legjislacionit, trajnimeve dhe aktiviteteve që i zhvillon Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim. Gjithashtu znj. Canolli i falënderoi delegacionin nga Maqedonia për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë për Qendrën tonë, si dhe theksoi se bashkëpunimi do të jetë edhe në te ardhmen në fushën e sigurisë i cili do ti kontribuoj  të dy shteteve.

Drejtori i Policisë së Maqedonisë Lupço Todorovski, theksoi se Qendra juaj ka një strukturë organizative Evropiane, ku nga ky organizim i tillë edhe dalin kuadër profesional në fushën e sigurisë. Përshtypjet e mira që mora sot nga kjo Qendër e Sigurisë, do ti përcjell edhe në Qeverinë tonë. Bashkëpunimi jonë  me QKSPEZH-in do të vazhdoj edhe në të ardhmen në shkëmbimin e përvojave të dy shteteve fqinje.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z.Sheremet Ahmeti  ceku se bashkëpunimi jonë me shtetin Maqedonas në fushën e sigurisë është shumë i mirë  i cili do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Delegacioni gjithashtu  bëri edhe  një vizitë  rreth  objektëve të Qendrës për tu njoftuar me infrastrukturën dhe me disa nga pajisjet me të cilat trajnohen zyrtaret e Agjencioneve të Sigurisë Publike.