DIPLOMOI GJENERATA E 39-të E POLICISË SË KOSOVËS
Vushtrri, 04 Dhjetor 2009 - Pas një trajnimi të modifikuar 12 javor, në QKSPEZH diplomoi gjenerata e 39-të e zyrtarëve të rinj të Policisë së Kosovës. Kjo gjeneratë numëron 70 pjesëtarë, të cilët u trajnuan me planprogramin e dizajnuar në bazë të standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe sundim të ligjit.
Në ceremoni të diplomimit morën pjesë; zavendës Drejtori i DPPK-së Riza Shillova,Nënkolonel Driton Zabërgja, u.d Drejtor i Drejtorisë për Përkrahje Programore Ali Bajgora,nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, Dogana e Kosovës, përfaqësues nga EULEX-i, si dhe familjarë të të diplomuarëve.
Pjesmarrësit në këtë ceremoni kanë vlerësuar lartë punën e Policisë së Kosovës duke i inkurajuar ata që edhe në të ardhmen të shërbejnë në nivel të njejtë të bërë deri tani..
Zavendës drejtori i DPPK-së z. Shillova vlerësoi se edukimi dhe zhvillimi luajnë rol të rëndësishëm në formimin e kuadrit profesional.
Gjithashtu ai kërkoi përkushtimin maksimal nga kjo gjeneratë në zbatimin e ligjit të Kosovës.
U.d Drejtor i Departamentit për Përkrahje Programore në QKSPEZH z. Bajgora theksoi se dita e sotme po shënon edhe një sukses madhorë që po kurorëzohet si rezultat i angazhimit të Institucioneve të Republikës së Kosovës, në veçanti i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Policisë së Kosovës, Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim bashkërisht me Institucionet dhe Organizmat Ndërkombëtarë në sferën e sigurisë publike Diplomimin e gjeneratës së 39-të të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Ndërsa, zëdhënësi i gjeneratës së 39- të policisë, Shemsi Demolli, tha se do të japim maksimumin në përkushtimin ton, që ti mbrojmë të drejtat e qytetarëve, pa dallim etnie, race apo gjinie duke u bazuar dhe zbatuar me përpikshmëri ligjet e Republikës së Kosovës.
Pas shpërndarjes së diplomave, kapitenët e klasëve dorëzuan flamujt të cilët simbolizonin të arriturat akademike, disiplinën si dhe arritjet në të gjitha lëmitë përgjatë 3 mujorit të trajnimit. Këta flamuj iu dorëzun drejtorit të Drejtoratit për Trajnime Mandatore, nënkolonel Driton Zabërgja.