Diplomoi gjenerata e 38-të e Shërbimit Korrektues të Kosovës
Vushtrri, 04 Dhjetor 2009 - Pas një trajnimi intensiv dymbëdhjetë javor të 20 oficerëve të rinj korrektues, në Qendrën për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim diplomoi gjenerata e 38-të e Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Në ceremoni ishin të pranishëm Komisari i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Resmi Hoxha, Shefi i Trajnimeve në SHKK Tahir Krasniqi, N/kolonel Driton Zabergja, u.d Drejtor i Drejtorisë për Përkrahje Programore Ali Bajgora si dhe familjarë të oficerëve të rinj të SHKK.
Komisari i SHKK-së, Resmi Hoxha përgëzoi oficerët për diplomimin. Ne jemi të përkushtuar çdo herë që të mbizotërojë drejtësia, prandaj unë besoj që edhe kjo gjeneratë me përkushtim do të zbatojë misionin duke pasur parasysh gjithmonë zbatimin e ligjit, tha ndër të tjera z.Hoxha.
Ndërsa, u.d/Drejtori i Drejtorisë për Përkrahje Programore i QKSPEZH-it z. Bajgora i tha se ne jemi të përkushtuar dhe vazhdojmë të mbështesim trajnimet që zhvillohen në qendër, sipas standardeve të kërkuara.
Zëdhënësi i Gjeneratës së 38-të Arton Imeraj tha se ne po u bashkohemi SHKK-së, si dhe do të përpiqemi të jemi sa më profesional dhe të përgjegjshëm në detyrat që na presin.