Një delegacion nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Integrime Evropiane e Kroacisë vizitoi QKSPEZH

25.11.2009

Vushtrri, 25 nëntor 2009 -  Sot në ora 14:00, Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), në Vushtrri, e vizitoi një delegacion nga Kroacia i kryesuar nga Shefi i Njesisë për Siguri Ndërkombëtare pranë Drejtorisë Multilaterale të Ministrisë së Kroacisë për Punë të Jashtme dhe Integrime Evropiane, z.Andrej Dogan .  

Delegacioni u mirëprit nga u.d i Departamentit për Përkrahje Programore, z.Ali Bajgora, u.d Drejtor i Administratës dhe Logjistikës z. Erton Beka , stafi menaxhues i Qendrës dhe përfaqësues të Agjencive të Sigurisë Publike.


Qëllimi i vizitës ishte njohja për së afërmi me konceptin e trajnimeve në Qendrën Kosovare për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.

Gjatë takimit z.Bajgora bëri një prezentim të punës,  aktiviteteve, misionit  dhe konceptit të QKSPEZH-të. Ai falënderoi delegacionin për vizitën bërë Qendrës, dhe tha se “në Qendrën  e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim kemi pasur instruktorë edhe nga Kroacia që kanë dhënë kontribut të madh në trajnimin e pjesëtarëve të Agjencive të Sigurisë Publike”.

Ndërsa, Delegacioni nga Kroacia u nda i kënaqur me punën të cilën e zhvillon Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, dhe premtoi se shteti Kroat edhe në të ardhmën do ta ndihmoj në forma të ndryshme QKSPEZH-in.
 
Pas takimit, delegacioni në përcjellje të z. Bajgora dhe stafit menaxhues të Qendrës për Siguri Publike, bënë një vizitë rreth objekteve të QKSPEZH-it për tu njoftuar me infrastrukturën dhe me disa nga pajisjet me të cilat trajnohen zyrtarët e Agjencive të Sigurisë Publike.