Delegacioni nga Bondsteel-i dhe Washington D.C., vizitoi Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim

13.11.2009

Vushtrri, 13 nëntor 2009- Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim e vizitoi  një delegacion  nga Bondsteel-i dhe Washington D.C., i kryesuar nga Majori Rend Willams, Kapiteni Sylvester John , Menaxher programi nga ICITAP-i  Darel Hart,  dhe Karen Bartinski  analist  nga W.D.C.

Delegacioni u mirëprit  nga u.d Kryeshefi Ekzekutiv  i Qendrës së Kosovës  për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim  z-sha Canolli dhe nga këshilltari  i ICITAP-it për QKSPEZH-in Alexander  Rivera.

Gjatë takimit, z-sha Canolli bëri një prezantim  të punës, aktiviteteve , konceptit dhe vizionit të QKSPEZH-it dhe delegacionin e  njoftoi për të gjitha aktivitetet që i zhvillon Qendra, për kapacitetet dhe mundësinë në trajnimin e pjesëtarëve të policisë dhe agjencive tjera. Gjithashtu,  z-sha Canolli i falënderoi  për mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë për QKSPEZH-in.

Delegacioni nga Bondsteel-i dhe Washington D.C. u nda i kënaqur me vizitën e bërë Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim. Gjithashtu, shprehën dëshirën e bashkëpunimit reciprok edhe në të ardhmen.

Pas takimit, delegacioni në përcjellje të z-shës Canolli  i bëri një vizitë objekteve të Qendrës së Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim për tu njoftuar më për së afërmi me punën dhe aktivitetet  të cilat i zhvillon  Qendra.