Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim e vizitoi një delegacion nga Mali i Zi

11.11.2009

Vushtrri, 10 nëntor 2009 - Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim  e vizitoi një delegacion nga Mali i Zi, i kryesuar nga Miroslav  Gospodinov nga OSCE ,  i shoqëruar  nga  Rajko Pekovic, Radivoje Sokovic dhe Nenad Vojinovic, instruktor policorë.
 
Delegacioni nga Mali i Zi në emër të Qendrës së Kosovës për  Siguri Publike,  Edukim dhe Zhvillim, është  pritur  nga Shefi i Zyrës Ligjore  Ali Bajgora, Nënkoloneli z. Driton Zabërgja dhe stafi menaxhues i Qendrës.

Fillimisht, të pranishmit i përshëndeti z. Bajgora me ç’rast në emër të u.d Kryeshefit Ekzekutiv z-sha Taibe Canolli u uroj mirëseardhje në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.

Gjatë takimit z. Bajgora delegacionin  e njoftoi dhe bëri një prezantim lidhur më punën, konceptin dhe vizionin e Qendrës. Gjithashtu i njoftoi për të gjitha aktivitetet që i zhvillon Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, për  kapacitetet dhe mundësit  në trajnimin  e pjesëtarëve të policisë dhe të agjencive  tjera të Sigurisë Publike.

Pas takimit, delegacioni në përcjellje të stafit menaxhues të Qendrës bëri  një vizitë  rreth objekteve dhe hapësirës  të cilën e disponon QKSPEZH.