Qendrën e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim do ta vizitojë Ministri i Brendshëm i Kroacisë, z.Tamislav Karamarko
Vushtrri, 06 tetor 2009 - Të mërkurën, me datë 07 tetor 2009 (nesër), në ora 15:00, Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim(QKSPEZH), në Vushttri, do ta vizitojë një delegacion i kryesuar nga ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kroacisë, z.Tomisllav Karamarko.
Delegacioni do të mirëpritet nga u.d e Kryeshefit Ekzekutiv, znj.Taibe Canolli, me çrast znj.Canolli do të bëjë një prezentim të punës dhe aktiviteteve të QKSPEZH-së.
Në takim pritet të marrin pjesë edhe zyrtarë të lartë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe pëfaqësues të Agjencioneve të Sigurisë Publike.
Pas takimit, delegacioni në përcjellje të znj.Canolli dhe stafit menaxhues të Qendrës për Siguri Publike, do të bëjnë një vizitë rreth objekteve të QKSPEZH-it për tu njoftuar me infrastrukturën dhe disa nga pajisjet me të cilat trajnohen zyrtarët e Agjencioneve të Sigurisë Publike.