Drejtori i DME vizitoi QKSPEZH
Vushtrri, 28 shtator `09 - Sot në Qendren e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim, ka qëndruar për vizitë drejtori i sapoemëruar i Departamentit të Menaxhimit të Emergjencave z. Fadil Kodra. Ai ka zhvilluar një takim me menaxhmentin e kësaj Qendre, gjatë të cilit u.d e Drejtorit te Departamentit te Perkrahjes Programore znj. Shpresa Çekaj-Muharremi e ka njoftuar për së afërmi më konceptin e QKSPEZH si dhe vizionin e saj.
Në takim u bisedua gjithashtu edhe për thellimin e bashkëpunimit në mes të dyja palëve duke konstatuar se deri më tani kanë arritur shumë suksese si rezultat i bashkëpunimit të ndërsjellë. Z. Kodra gjithashtu ka qenë i pranishëm edhe në hapjen solemne të trajnimit Përdorimi i paisjeve themelore për shuarjen e zjarrit në të cilin trajnim po marrin pjesë pjesëtarët e sigurimit të QKSPEZH.
Departamenti për Menaxhimin e Emergjencave është njëri ndër katër Agjencionet e Sigurisë Publike që ndajnë hapësirën e trajnimit bazik dhe të avancuar në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim, në Vushtrri.