Mbahet Miniolimpiada e organizuar nga OPFAKOS dhe përkrahur nga QKSPEZH

27.09.2009

Vushtrri, 26 shtator ’09 – Për të pestën herë me radhë në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim po mbahet Miniolimpiada e personave me aftësi të kufizuara organizuar nga OPFAKOS në të cilën po marrin pjesë rreth 450 persona, të përcjellë nga familjarët dhe organizatorët e kësaj Miniolimpiade.

Në hapjen zyrtare të Miniolimpiadës ishin të pranishëm zyrtarë të Ambasadës Amerikane, ICITAP, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit si dhe zyrtatë të QKSPEZH. Në emër të OPFAKOS të pranishmit I ka falenderuar kryetari I kësaj organizate, Gani Mehmeti. Ai gjatë fjalimit të tij ka theksuar se është shumë e rëndësishme që këta persona të mbështeten nga institucionet dhe se QKSPEZH është një shembull shumë I mirë të cilin duhet ndjekur. Duke falenderuar në vazhdim stafin e QKSPEZH të cilët në mënyrë vullnetare kanë shprehur gatishmërinë të punojnë gjatë këtyre dy ditëve sa do të zgjasë Miniolimpiada, z. Mehmeti ka shprehur dëshirën që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen.


Të pranishmëve u kanë dëshiruar mirëseardhje menaxhmenti I Qendrës duke I siguruar  se do ta kenë mbështetjen e plotë të Qendrës. Gjithashtu mirëseardhje pjesëmarrësve u ka dëshiruar Nënkolonel Driton Zabergja I cili ka theksuar se Miniolimpiada përveç se ka karakter garues, kontribuon edhe në thellimin e bashkëpunimit dhe krijimin e miqësive të reja duke konsideruar se ky është edhe një arkëtim për të gjithë pjesëmarrësit. Duke I ftuar që të ndjehen si  në shtëpinë e tyre, Nënkolonel Zabërgja garuesve u ka dëshiruar sukses. Ndërkaq në emër të Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit pjesëmarrësit I ka përshëndetur z. Agron Gashi zyrtar nga Departamenti I Sportit praën kësaj Ministrie.

Pas hapjes zyrtare, pjesëmarrësit kanë vazhduar garat në aktivitete të ndyshme sportive si vrapim me karrocë, basketboll, hendboll, goll-boll, pikado, shenjëtari etj. Miniolompiada do të zgjasë edhe nesër ku do t`u shperndahen medalje dhe mirënjohje garuesve më të mirë. QKSPEZH edhe kësaj radhe është sponsor gjeneral i Miniolimpiadës, ndërsa pjesëmarrësit janë mbeshtetur me transport, akomodim dhe ushqim.