Në AKSP përfundoi trajnimi i pjesëtarëve të Agjensionit Pyjor të Kosovës
Vushtrri, 12 korrik 2013 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike 267 pjesëtarë të Agjencionit Pyjor të Kosovës përfunduan trajnimin themelor Për pushkë të paviaskuar gjysmë automatike .
Drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së, Ismail Smakiqi, gjatë ceremonisë së certifikimit vlerësoj se trajnimet e tilla ndikojnë pozitivisht në ngritjen e kapaciteteve të agjensionit pyjor. Ai tha se nga trajnimet e tilla pjesëtarët përfitojnë njohuri të reja ku do të sjellin vlera për organizatën e tyre ku punojnë.
Ndërsa Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencionit Pyjor të Kosovës Ahmet Zejnullahu, falënderoi akademinë për kontributin e dhënë në aftësimin dhe trajnimin e pjesëtarëve të agjencionit pyjor. Trajnimet e tilla do të ndikojnë pozitivisht në kryerjen e punës në mënyrë sa më profesionale, tha Zejnullahu.
Qëllimi i trajnimit ishte përforcimi i aftësive të akterëve relevantë që në mënyrë efikase ta kryejnë punën e tyre.
Trajnim është organizuar dhe mbajtur nga Akademia.