Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës Fitim Shishani vizitoi Akademinë

12.07.2013

Vushtrri, 12 korrik 2013 - Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Fitim Shishani sot vizitoi  Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), ku u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të Akademisë, Ismail Smakiqi e po ashtu edhe me kadetët e rinj të Policisë së Kosovës dhe ata të Inspektoratit.
Drejtori Smakiqi dhe kryeshefi Shishani morën pjesë në paradën e mëngjesit të kadetëve të rinj e cila organizohet çdo dit nga nënkolonel Driton Zabergja Drejtor i Drejtoris për Trajnime Mandatore dhe instruktoret e Policisë në Akademi. Në fjalimet e tyre ata i uruan kadetët për rezultatet pozitive të arritura gjatë mësimeve në Akademi.
Drejtori i AKSP-së Ismail Smakiqi u shpreh i gatshme që të ofrojë kushte sa më të mira për të gjithë pjesëtarët e sigurisë publike që trajnohen në Akademi. Ai duke thënë se vizita e kryeshefit Shishani është një inspirim për të gjithë kadetët, vlerësoj se gjenerata e 45-të është shumë e suksesshme.
“Është privilegj që Policia e Kosovës, Inspektorati Policor i Kosovës dhe të gjitha agjensionet tjera të sigurisë publike në Kosovë kryej trajnime se bashku në Akademi”, ka thënë Smakiqi.
Ndërsa Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Fitim Shishani gjatë fjalimit të tij i inkurajoj kadetët për vendimin e tyre që ata të jenë pjesë e dy institucioneve më të rëndësishme siç janë, Polica e Kosovës dhe Inspektoratit. “Ky është një  profesion i drejtë”, u shpreh Shishani. Duke e vlerësuar Policinë e Kosovës si një institucion mjaftë të suksesshëm Shishani para kadetëve ka folur edhe për rolin e Inspektoratit. Ai tha se Inspektorati ekziston që ta ndihmojë policin që kjo e fundit të punojë në përputhje me ligjet që janë në fuqi, të punojë ashtu siç kërkohet në ligj.
Drejtori Smakiqi dhe kryeshefi Shishani i kanë inkurajuar kadetët që edhe në të ardhmen të tregojnë rezultate të mira.