Në Akademi mbahet kampi veror i hendbollit
Vushtrri, 05 korrik 2013 Në vazhdën e shumë aktiviteteve të cilat po zhvillohen në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), është duke u mbajtur edhe kampi veror i Hendbollit për të rinjtë nga e gjithë Republika e Kosovës. Kampi veror i cili mbahet tani e 14 vite dhe është bërë tradicional është organizuar nga Federata e Hendbollit të Kosovës në bashkëpunim me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, gjegjësisht Departamentit për Sport të Kosovës. Në këtë aktivitet janë duke marrë pjesë 75 sportistë të rinj ku janë të përfshirë vajza dhe djem. Po ashtu në këtë kam pjesëmarrës janë edhe trajnuesit e pavarur sportive të Kosovës të cilët kontribuojnë edhe në organizimin e kampit.
Sipas përfaqësuesve të Federatës së Hendbollit të Kosovës ky kamp është duke u mbajtur më qëllim të ngritjes së cilësisë së të rinjve në hendboll të cilët pas këtij kampi ata do të marrin pjesë në gara hendbollistike në Hungari në muajin gusht, ndërsa në muajin nëntor do të marrin pjesë në kampionatin ballkanik në Bullgari ku do të mbahet kampionati i mediteranit për grup moshën U 17.