Përfaqësues Departamenti i Shëndetësisë së Policisë së Shqipërisë vizituan Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim

29.07.2009

Vushtrri, 29 Korrik 2009 – Dje, në ora 11:30, Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, në Vushtrri, e vizitoi një delegacion nga Departamenti i Shëndetësisë së Policisë të Republikës së Shqipërisë. Delegacioni ishte i kryesuar nga drejtori i Departamentit të Shëndetësisë së Policisë, Dr.Dragush Canka, Dr. Engjëll Shehu- pneumoftiziatër, Dr. Gëzim Rugova- kirurg, ortoped dhe traumatolog dhe Fotaq  Koqi- ndihmës mjek për njësitë speciale. Në përcjellje të delegacionit ishte edhe drejtoresha e Shërbimeve Shëndetësore të Policisë së Kosovës, Lendita Kajtazi.

Qëllimi i kësaj vizite ishte bashkëpunimi de shkëmbimi i përvojave në mes të Shërbimit Mjekësor të QKSPEZH-it, Departamentit të Shëndetësisë të Policisë së Shqipërisë dhe Departamentit të Shëndetësisë të Policisë së Kosovës.

Ky delegacion u mirëprit nga u.d. e Kryeshefit Ekzekutiv të QKSPEZH-it, znj. Taibe Canolli dhe stafi menaxhues i kësaj Qendre. Fillimisht, drejtoresha Canolli bëri një prezentim rreth misionit, vizionit, fazës së tranzicionit, legjislacionit, trajnimeve dhe aktiviteteve që zhvillon  Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.

Më pas, delegacioni nga Shqipëria, i përcjellur nga stafi menaxhues i Qendrës, vizituan objektet e QKSPEZH-it, për t’u njohur për së afërmi me punën dhe aktivitetet që zhvillohen në departamente dhe sektore të ndryshme të kësaj Qendre.

Në fund, delegacioni u nda i kënaqur me mikëpritjen në Qendër dhe u fascionuan me punën, aktivitetet dhe funksionimin e  Qendrës Kosovare për Siguri Publike Edukim dhe Zhvvillim.

Nga të dy palët u shpreh vullneti për bashkëpunim sa më të ngushtë edhe në të ardhmen.