Zv/ambasadorja Nikander vizitoi AKSP-në

24.01.2013

Vushtrri, 24 janar 2013 – Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) priti sot në takim zëvendës ambasadoren e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) në Kosovë, Paivi Nikander.  Qëllimi i vizitës ishte njohja më për se afërmi e konceptit dhe trajnimeve që zhvillohen në AKSP. Duke cilësuar këtë vizitë si mjaft të rëndësishme, drejtori Smakiqi  e ka njoftuar zv/ambasadoren për të gjitha aktivitet që zhvillohen, për të gjitha të arriturat, konceptin, vizionin dhe trajnimet të cilat mbahen në Akademi.Smakiqi e falënderoi OSBE-në për përkrahjen dhe ndihmën e vazhdueshme që po i bën AKSP-së.
Gjatë takimit të dyja palët kanë diskutuar për planet afatgjate të programeve të edukimit dhe zhvillimit të zyrtarëve të sigurisë publike.
Duke folur për objektivat Smakiqi tha se Akademia ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me OSBE-në.
Ndërsa zv/ambasadorja e OSBE-së në Kosovë, Paivi Nikander u shpreh e kënaqur me vizitën e saj në AKSP, ndërkohë u interesua për gjitha aktivitet që zhvillohen në Akademi. Zëvendës ambasadorja ka premtuar që OSBE -ja do ta përkrah Akademinë edhe në të ardhmen.