ICITAP vazhdon ta përkrah AKSP-në
Vushtrri, 17 janar 2013 Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, në kuadër të vizitës së saj në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, ka vizituar edhe Qytezën Simulative që funksionon në kuadër të Akademisë e cila është krijuar nga ICITAP.
Kjo qytezë iu shërben të gjitha institucioneve të sigurisë publike në vend që në mënyrë praktike të zhvillojnë trajnimet e tyre. Përmes krijimit të kësaj qyteze ICITAP ka mundësuar që pjesëtarët e sigurisë publike ti improvizojnë rastet, që teorinë ta zbatojnë edhe në praktikë. Ambasadorja e SHBA-ve gjatë vizitës tha se kjo qendër gjithashtu është një akses i rëndësishëm për trajnime simulative të pjesëtarëve të sigurisë publike në Kosovë.
Qendra e Simulimit është një institucion ekselent i arsimimit profesional, për trajnimin e pjesëtarëve të sigurisë publike në mënyrë cilësore me synim të rritjes së mëtejshme të aftësive operacionale të tyre.