Ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë Ann Jacobson vizitoi AKSP-

17.01.2013

Vushtrri, 17 janar 2013 – Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës (AKSP), Ismail Smakiqi, priti sot në takim ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Tracey Ann Jacobson. Qëllimi i kësaj vizite ishte që ambasadorja Jacobson të njihet me për së afërmi me zhvillimet në AKSP.
Fillimisht drejtori Smakiqi e njoftoi ambasadoren për historikun e Akademisë e po ashtu edhe për zhvillimet aktuale në AKSP.
Drejtori Smakiqi shprehi mirënjohje për ndihmën që ofrojnë partnerët e AKSP-së siç janë ICITAP-i dhe OSBE, që nga themelimi dhe kjo ndihmë vazhdon të jetë qenësore për Akademinë.
Smakiqi gjatë këtij takimi e informoi ambasadoren me aktivitetet dhe trajnimet që po zhvillohen në Akademi.
“Akademia e Kosovës për Siguri Publike në profilin momental do të jetë e përhershme, meqë Agjensionet e Sigurisë Publike kanë nevojë për trajnime të vazhdueshme në trajnime bazike, të specializuara, të avancuara dhe të lidershipit”, tha Smakiqi. Më këtë rast drejtori Smakiqi ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e mirë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Ai tha se përkrahja e ambasadores Jacobson dhe ndihma e vazhdueshme nga  SHBA-të është ndihmë e madhe për Kosovën dhe AKSP-në.
Drejtori Smakiqi shprehi gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit të dyanshëm në realizimin e projekteve të përbashkëta që kanë për qëllim përmirësimin e kushteve për pjesëtarët e sigurisë publike që trajnohen në Akademi. Ndërkaq ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë,  Tracey Ann Jacobson tha se shteti i saj do të vazhdojë të përkrahin fuqishëm Akademinë në avancimin e funksioneve të saja.  Jacobson, tha se është kënaqësi ta vizitojë Akademinë dhe të takohet me kadetët dhe pjesëtarët e sigurisë publike në Kosovë. Ajo vuri në dukje se sundimi i ligjit është një prej prioriteteve të qeverisë së SHBA-ve dhe Ambasadës amerikane në Kosovë. Ajo u shpreh e gatshme që ta vazhdojë bashkëpunimi edhe me tutje me Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.