Kampioni i dyfishtë evropian tani edhe kampion bote

19.11.2012

Vushtrri, 19 nëntor 2012- Anton Cena instruktor ne Akademinë e Kosovës për Siguri Publike i cili kësaj radhe ka përfaqësuar Republikën e Kosovës në garat ndërkombëtare është shpallur kampion bote në judo.
Kampionati botëror për judo është mbajtur në Miami Doral Florida të SHBA-së, nga data 08-12 nëntor 2012 në të cilin Cena zuri vendin e parë.
Cena edhe kësaj radhe ne finale u taku me ruset mirëpo këtë herë duke i mposhtur dhe shpallur kampion bote ne judo.
Luftën e pare e kam pasur me Gjermanin  Rennhack Jorg te cilin e kam mundur me ippon. Luftën e dyte e kam pasur te vështirë  me nenkampionin Evropian Rus Igor Glyvuk të cilin ja arrita ta mposht ne sekondën e fundit  te cilin e hodha  ne Juko.
Lufta e radhës ishte ne gjysme finale me Francezin  Jan Luc Garcia te cilin e munda me Ippon.
Finalja ishte një sfide e madhe për mua sepse u takuam me kampionin botëror rusin Nikolay Egorov , apo favoriti i kësaj gare, mirëpo pas një lufte te fortë dhe shkuarjes sonë ne piken e arte (golden score) ja arrita qe te hodhi ne ippon dhe të shpallëm kampion bote ne judo. Me këtë i tregova te gjithëve ne palestër qe kësaj here kampion i judës në botë është një kosovarë.

Gara e radhës është Kampionati Evropian për mjeshtër të judës, që do te mbahet ne Paris-France.
Ne fund me lejoni qe ta falënderoj Policin e Kosove dhe Akademinë e Kosovës për Siguri Publike ku edhe punoj si instruktor, për përkrahjen e vazhdueshëm qe ma kane dhënë dhe po e bëjnë për pjesëtaret e saje.