Drejtori Smakiqi ka marrë pjesë në konferencën e Asociacionit të Kolegjeve Policore Evropiane (AEPC)

09.11.2012

Vushtrri, 09 nëntor 2012 – Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Ismail Smakiqi,  ka marrë pjesë në konferencën vjetore të “Asociacionit të Kolegjeve Policore Evropiane” (AEPC), që është mbajtur me 06 dhe 07 të këtij muaj në Bukuresht të Rumanisë. Tema kryesore e Konferencës ishte “Të drejtat e Njeriut dhe Diversiteti – fokusuar në punën e Policisë”. Përveç sesionit plenar, gjatë kësaj konference janë zhvilluar edhe tri punëtori: Kultura Policore, Policia dhe Komuniteti dhe Format moderne te trajnimit në fushën e të Drejtave të Njeriut. Në Konferencën Vjetore të AEPC-së kanë marrë pjesë Akademitë Policore të Bashkimit Evropian si dhe Akademitë Policore të Evropës Juglindore. Po ashtu në konferencë kanë marr pjesë organizata të ndryshme të cilat merren me sigurinë publike; OSBE, OSBE ODIHR, FRONTEX, CIPOL
Drejtori Smakiqi, i shoqëruar nga Avni Istrefi, Udhëheqës i Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë, përveç pjesëmarrjes në sesionet plenare dhe punëtoritë e konferencës, janë takuar edhe me presidenten e AEPC-së Zonjën Helen Martine, nikoqirin e Konferencës Zotin Gheorghe Popa , Rektor i Akademisë Policore të Bukureshtit, si dhe me pjesën dërmuese të pjesëmarrëseve në konferencë.
Pjesëmarrësit e Konferencës kanë vizituar Akademinë Policore të Rumanisë në Bukuresht “Alexandru Ian Cuza”, me këtë rast kanë vizituar edhe hapsanat shkollore dhe trajnuese të kësaj Akademie.
Ne fundit të vizitës Drejtori Smakiqi dhe Istrefi, janë pritur në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë, nga ambasadori, Sami Shiba.