Në AKSP u mbajt kampi dy ditorë për të rinj

17.09.2012

Vushtrri, 15 shtator 2012 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), rreth  700 të rinj nga të gjitha komunat e Kosovës janë mbledhur në një kamp të përbashkët për të realizuar idetë e tyre.
Gjatë këtyre dy ditëve të rinjtë e më shumë se njëzetë komunave të Kosovë kanë hartuar strategji të ndryshme për veprimin e të rinjve, kanë organizuar festivale të valleve dhe muzikës, aktivitete të ndryshme sportive, kinema si dhe debate për temat që preokupojnë të rinjtë e vendit tonë.
Qëllimi i këtij kampi ishte që të rinjtë e Kosovës ti paraqesin të gjitha problemet dhe nevojat e tyre për t’u aktivizuar dhe për të kontribuar të gjithë së bashku pa marrë parasysh dallimet etnike, fetare e racore në përmirësimin e ambientit ku ata jetojnë.
Të rinjtë gjatë këtij kampi kanë shfaqur shpresën e tyre se një ditë  institucionet e vendit do të ofrojnë kushte më të mira për jetë.
Ky kamp është organizuar nga organizata qeveritare gjermane GIZ dhe e mbështetur nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike.