U mbajt takimi i radhës i grupit punues për Projektin e Binjakëzimit
Vushtrri, 06 shtator 2012- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot u mbajt takimi i radhës i grupit punues për Projektin e Binjakëzimit.
Të pranishëm në takimi ishin Drejtori i Përgjithshëm, Ismail Smakiqi, përfaqësuesit e projektit të binjakëzimit, përfaqësuesit e agjencioneve si dhe menagjemnti i lartë i Akademisë. Në këtë takim u diskutua për analizën e nevojave të kompetencës, krahasimi i nevojave, kriteret e përgjithshme të pranimit për arsimin e lartë dhe strukturën e studimeve në arsimin e lartë.
Ky projekt i cili ka për qëllim përmirësimin e arsimit në sektorin e rendit dhe sigurisë publike u vlerësua lartë nga të pranishmit si dhe vlerësuan si shumë të suksesshme këtë fazë. Gjithashtu ata shprehën gatishmërinë e tyre që ta përkrahin projektin e binjakëzimit në vazhdimësi më qëllim që Akademia në një të ardhme të afërt të jetë institucion i arsimit të lartë në fushën e rendit dhe sigurisë publike në vend.