Kontingjenti gjerman i policisë së EULEX dhuron donacion AKSP

06.09.2012

Vushtrri, 04 shtator2012- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot u be pranimi i donacionit nga kontingjenti i policisë gjermane,  “Pajisjet për Digjitalizimin e Menaxhimit të Shërbimeve të Kuzhinës dhe Menaxhimin e Qasjen në Poligon”. Ky donacion është vullnet i policëve gjerman të cilët për një muaj kanë qëndruar në AKSP.
 Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, falënderoi policët gjerman me në krye Kolonelin Otto Rohde, komandant i kontingjentit gjerman të EULEX si dhe  shtetin gjerman për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë në ngritjen e kapaciteteve të Akademisë  dhe theksoi se ky projekt do të ndihmoj në përmirësimin dhe ngritjen e standardit të menaxhimit të shërbimeve të cilat i ofron Akademia e Kosovës për Siguri Publike për pjesëmarrësit e trajnimeve.
Ndërsa Kolonelin Otto Rohde, komandant i kontingjentit gjerman të EULEX theksoi se ky donacion i paraprinë bashkëpunimit të vazhdueshëm, bashkëpunim ky që trason rrugën për mbështetje të mëtutjeshme për Akademinë edhe në të ardhmen.