U prezantua raporti tre mujor i Projektit të Binjakëzimit

06.07.2012

Vushtrri, 06 korrik 2012 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), u mbajt takimi i parë i Komitetit Drejtues i Projektit të Binjakëzimit, ku u bë prezantimi i raportit tre mujor të këtij projekti.
Ky  projekt i cili ka për qëllim përmirësimin e arsimit në sektorin e rendit dhe sigurisë publike u vlerësua lartë nga ekspertë dhe përfaqësues  të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare. Të pranishmit e vlerësuan si shumë të suksesshëm fazën e parë të përfunduar të këtij projekti, duke shprehur përkushtimin e plotë që edhe faza e dytë të jetë edhe më e suksesshme.
Gjatë këtij takim të gjithë partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë të cilët janë të përfshirë në këtë projekt shprehën gatishmërinë e tyre që ta përkrahin projektin e binjakëzimit më qëllim që Akademia në një të ardhme të afërt të jetë institucion i arsimit të lartë  në fushën e rendit dhe sigurisë publike në vend.
Drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së, Ismail Smakiqi, tha se Akademia do të jetë e përkushtuar që në partneritet të plotë me Qeverinë e Kosovës, Komisionin Evropian dhe me përfaqësuesit e projektit që projekti i binjakëzimit të përfundoj me sukses. Drejtori Smakiqi tha se faza e parë e implementimit të këtij projektit është realizuar në mënyrën më të mirë të mundshme. 
Ndërkaq udhëheqësi i Projektit të Binjakëzimit z.Anti Haikio, tha se Akademia e Kosovës për Siguri Publike në një të ardhme të afërt mund të shërbej si një model jo vetëm në ballkën, por edhe më lartë.
“Bashkëpunimi i mirë me të gjithë partnerët  ka bërë që të jemi në një fillim të mirë dhe pozitiv në realizimin e këtij projekti”, tha Haikio. Tutje Haikio ka falënderuar të gjithë partnerët që janë duke kontribuar në realizimin e projektit të binjakëzimit. Projektin në fjalë e  ka përkrahur edhe Celine Aucouturier nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë
Në këtë takim të pranishëm ishin përfaqësues ligjor nga zyra e kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, përfaqësues nga ministrit e vendit, përfaqësues nga Agjensionet e Sigurisë Publike, si dhe partnerët ndërkombëtarë të Akademisë si ICITAP-i dhe OSBE-ja.
Ndryshe projektit i binjakëzimit është i financuar nga Komisioni Evropian i cili është fituar nga Finlanda dhe Estonia, dhe ka të bëjë me përmirësimin e arsimit në sektorin e sigurisë publike në Republikën e Kosovës.